Hulumtuesit e NASA-s kanë zbuluar rrjedha të ujit në planetin Mars gjatë muajve të verës, që shkojnë poshtë humnerës dhe të cilat zhduken kur moti ftohet.
Ky është lajmi i madh i bërë publik sot nga NASA
Në këtë mënyrë shkencëtarët thonë se janë rritur gjasat që në këtë planet të mund të ekzistojë “njëfarë jete”.
Më parë është spekuluar shumë për ekzistencën e ujit në planetin e kuq, por zbulimi i bërë publik sot ka rëndësi historike pasi që tashmë ky zbulim është fakt i kryer.
“Ky zbulim na jep një fokus në atë se ku duhet të fokusohemi për të kërkuar mundësi ekzistence të jetës”, ka thënë profesori i gjeologjisë planetare në Universitetin e Arizonës, Alfred S. McEwen.
Shkencëtarët kanë thënë se në sipërfaqen e planetit Mars, ka pasur ujë së fundmi, ku “së fundmi” nënkuptohet që kjo sasi e ujit që është gjetur tani, mund të mos ketë ekzistuar më herët. Përndryshe nuk do të kishte mundur të prodhohej kripa e hidratuar.
Përkundër asaj që Marsi biliona vjet më parë ka qenë i përmbytur nga ujërat e lumenjve, liqeneve dhe me gjasë edhe të një oqeani, gjetjet e fundit të ujit janë në sasi modeste.
Shkencëtarët kanë konfirmuar se edhe më parë kanë hasur në pjesë të lagura të sipërfaqes së marsit, mirëpo kanë qenë shenja jo premtuese.






Lajm i shkelqyer…Vend i mrekullueshem per politikanet tane…si te majte edhe te djathte…
Ata, si te majte e te djathte, nuk e kane problem, sepse ne toke ata mund te rrojne me mijera vjet, pa i ngacmuar asnjeri,sikur edhe krime me makabre e supervjedhje me spektakolare se tani te bejne !!!!!!
per te gjithe maskarenjte qe duan medoemos te shkaterrojne natyren e tokes.
ama per uje pakan shkuar prapa diellit keta? Kemi ne shqipot uje sa te duash mo, po c’è do qe nuk pihet