Dr. Adem Harxhi
Disa nga ju janë të frikësuar dhe mendojnë keq për veten, për aktet seksuale që kryejnë dhe për marrëdhëniet që krijojnë. Për ta gëzuar sa më mirë seksin, ju duhet të largoni frikërat që keni.
Ju, jeni të përmbytur nga imazhet seksuale në TV, në internet, në filma dhe në revista. Këto imazhe përvëluese, nuk ka dyshim, që u eksitojnë. Por, disa nga ju nuk ndjehen mirë dhe nuk i tërheqin këto imazhe. Pse? Sepse juve u duket vetia shumë keq, kur e krahasoni veten me modelet, artistet dhe miset e bukurisë
Juve u kanë mësuar se që të jeni “seksi” dhe seksualë, ju duhet të jeni fizikisht të mrekullueshëm dhe të pashëm. Te keni trupa e bukuri modelesh e artistësh.
Kjo nuk është e vërtetë!
Të qenurit “seksi” fillon jo nga trupi por nga mendja juaj. Është mendja që ju bën të gëzuar, flirtues dhe djem e vajza “seksi”. Kur keni imazh të shëndetshëm për trupin tuaj, kjo do të thotë më shumë dëshirë për seks dhe seks më të gëzuar. Kur ndjeheni të bezdisur dhe të turpëruar prej trupit tuaj, nga që nuk u pëlqen, ju do të ndjeheni në një gjendje mizerjeje të panevojshme.
Pranoni me kënaqësi trupin që keni. Bëni paqe me trupin tuaj. Qëndroni para pasqyrës dhe prekni çdo pjesë të trupit. Mund të jetë i tillë apo i atillë, por është juaji!
Po qe se jeni mbipeshë, bëni ushtrime ditore dhe përpiquni të mbani një dietë të balancuar. Në këtë mënyrë, do të tonizoni gradualisht muskujt.
Kjo kërkon përpjekje, veçanërisht, në shoqërinë tonë, ku ka munguar kultura për domosdoshmërinë e ushtrimeve të shëndetshme dhe ku zakonet e ushqyerjes vazhdojnë të jenë të vjetra. Mos përdorni me tepri yndyrnat dhe sheqernat. Qëndroni larg “fast-foodeve”
Ka shumë mënyra që një vajzë të jetë tërheqëse dhe e shëndetshme. Pse duhet ta krahasoni veten me modelet?Ushqeni veten me idenë se jeni mirë ashtu siç jeni dhe kujdeseni për trupin tuaj.
Mbani mend, asnjë vajzë nuk duhet ta vejë veten në uri, vetëm që të duket seksi dhe asnjë djalë nuk duhet të ushtrohet fizikisht me orë të tejzgjatura, vetëm që të duket me muskuj të mëdhenj. Kush vepron kështu, të keqen nuk e ka tek trupi, por tek koka.
Kur vlerësimi negativ për trupin bëhet një ide shumë shqetësuese, bëhet një xanxë që ju bën të humbisni vetë-besimin, bëni mirë të bisedoni me një shok, ose një shoqe të ngushtë. Bisedoni me prindërit dhe mundësisht, me një psikolog.
Po t’i lejoni mendimet negative për trupin të vazhdojnë, ju do të ndjeheni të depresuar. Do të humbisni perspektivën. Do të mendoni se e ardhmja do të jetë, siç ishte edhe e shkuara. Për ju asgjë nuk do të ndryshojë, asgjë nuk do të bëhet më mirë. Ky është dështimi juaj dhe ju do të ndjeheni mizerje.
Që ta kaloni këtë situatë, ju duhet të ndryshoni mendimet negative për veten. Mendimet negative vinë sepse ju nuk dini të dalloni problemet tuaja të vërteta, nga ato që janë imagjinare. U mundon e kaluara dhe u shqetëson e ardhmja. Njerëzit më të lumtur në këtë botë, janë ata që gëzojnë kënaqësinë e së tashmes. Të shkuarën askush nuk e ndryshon dot, ndërsa të tashmen, të gjithë mund ta gëzojnë.
Po qe se mendoni qartë dhe në mënyrë racionale, edhe emocionet tuaja do të jenë të ekuilibruara. Mendimet e gabuara pengojnë rrugën drejt lumturisë. Ju do të ndjeheni psiko-emocionalisht më mirë, sapo të largoni mendimet negative. Ndihmoni veten, duke përdorur më mirë arsyen dhe logjikën.
Për problemet që keni me trupin, mos fajësoni as veten, e as të tjerët, ndryshe, kurrë, nuk do ta zgjidhni shqetësimin tuaj. Ju do të vërtiteni si rrotat në rërë..
Vlerësojini ato që u thonë të tjerët, por në fund të fundit jetoni jetën tuaj, ashtu si u duket juve se është më mirë. Mos mendoni se të gjithë shokët duhet të bëjnë të njëjtat zgjedhje si ju.
Për të kuptuar këtë, le të marrim shembullin e më poshtëm: Shumë nga ju, janë nën presion të prindërve, të mësuesve, të fetarëve dhe të disa shokëve, që u thonë: “Mos bëni interkursë seksuale deri sa të martoheni me personin që e doni”.
A e zbatoni ju të gjithë këtë porosi?. Sigurisht, shumë nga ju nuk e zbatojnë. Po ta zbatonit nuk do të ishin të ndershëm me veten tuaj. Por, ka prej jush që e zbatojnë. Ja pra, për të njëjtën çështje, njerëz të ndryshëm bëjnë zgjedhje të ndryshme dhe kjo është normale. Gjithkush jeton jetën e vet, ashtu siç i duket atij më mirë.
Vlerësimet e gabuara për trupin u trazojnë mendjen, ulin vetë-besimin dhe u prishin komunikimin me ata që takoheni, me shokët dhe me prindërit. Përpiquni t’i largoni mendimet e shtrembra. Kjo do të bëjë që gjendja juaj psiko-emocionale, vetë-besimi dhe marrëdhëniet të përmirësohen. A ka më të thjeshtë se kaq?
———-
Botuar në DITA në rubrikën e posaçme të Dr. Adem Harxhit. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit
hm…
nji pamje kendeshme
Bukuria e brendeshme eshte ajo qe i hedh hije facades se jashteme.
Dhe,ne jete nuk ka zgjidhje por vendim,per vete faktin se zgjedhia eshte para vendimit,pra zgjedh e me pas vendos,nga ku zgjedhia humb vleren e saj.
Kur mer pjeprin ne dore dhe e afron tek hunda ke bare aktin e zgjedhies dhe kur fut doren xhep dhe nxjerr leket don te thote se ke merre vendimin per ta blere.
Pra zgjedhia eshte medyshia e vendimit,me sakte zgjedhia eshte nocioni qe luhat vendimin deri ne medyshjie apo skepticizem.
goodbye Baby!!!
bukuria jashteme zvenitet me kohen,bukuria shpirterore vezullohet me kohen.
Mendja e bukur nuk eshte kurre ne stres! Largoni idiotet nga jeta juaj! Kush eshte i,e zgjuar eshte seksi! Budallenjte rrine para pasqyres dhe pyesin veten ne jane te bukur apo jo!
Ndjenja ndahet në dy pjesë: trupore dhe shpirtërore. Kur bashkohen të dy ndjenjat, kemi amplifikim të fuqishëm si të “Romeos dhe Xhuljetës”, por këto raste nuk janë të shpeshta. Kur niset vetëm nga pamja, ndjenja nuk mund të jetë jetëgjatë, sepse njeriu ndryshon pamjen me kalimin e viteve. Kur ndjenja është shpirtërore, jetëgjatësia e kësaj ndjenje është më jetëgjatë, sepse njeriu ndryshon më pak shpirtërisht. Pra, njohja e partnerit sjell jetëgjatësinë në martesë. Duhet që dy karakteret të “ingranohen” me njëri tjetrin, që të krijohet ndjenja shpirtërore e një çifti, dhe kjo duhet kërkuar.
Jan Kujtimet qe rrethojne Koken time n’erresir ?
nji experience e keqe , nji ndjenj Turpi ?
n’heshtje Shpirti digjet nga ajo deshir ,
e ka Fajin Koka ,jo Trupi !
Oh Love ,
kontakti me ate femer ishte nji magji e vertete .
Un kisha pasur edhe frema te tjera ,por ajo me terhiqte mua si nji Magnet i fuqishem .
Nisa ta doja ,te dashurohesha me ate aq shume ,sa edhe vet cuditesha me vehten time ;
Si eshte e mundur ?
Per her te pare ne jeten time un mendoja te kisha gjetur ate qe un kisha kerkuar ne jete .
E kuptoja instiktivishte se ajo ishte nji ndjenje e paster nga te dy krahet .
Ajo cfar un s’kuptoja ,ishte perse kjo distance ,kur shpirtrat tane vallzojn ne ate emocion .
Dicka ndodhi papritur .
Ajo u largua .
Nuk dija me cte beja .Ajo ishte bere tik-taku i Ores brenda kokes time !
Perse i ndodh keshtu nji dashurie te vertete ?
Kush gaboj ?
Un !
Se te thash Te Dua My Angel _bevor all begin ?
Dhe tashme ky explozion brenda meje ,
Vuan trupi .Ato organe te ndjeshme , per faj te kokes .
Ndoshta truri jone eshte ne vendin e gabuar ,kushedi !