E ka seriozisht Harito për kabllot?

Dita

Në shumë lagje të Tiranës, kabllot telefonike dhe të internetit i shikon si rrjeta merimangash mbi kokat e qytetarëve. Jo vetëm që kanë krijuar një pamje estetikisht të papranueshme, por në shumë raste këto kabllo të pasistemuara janë kthyer në shkak për vatra zjarri. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha dje se ky problem do të marrë fund njëherë e mirë, duke i kaluar nën tokë kabllot e telefonisë dhe internetit (nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë pohim). Harito e bëri këtë premtim gjatë prezantimit të projektplanit për rregullimin e infrastrukturës kabllore të telefonisë fikse dhe internetit. Në shkurt të vitit 2013, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha tha se kabllot do t’i shtronin nën tokë deri në datën 1 janar 2014. Por kanë kaluar gati 2 vjet dhe pamjet nëpër Tiranë janë njësoj. Luli, si Luli. Komplet dështak. Të shohim sa seriozisht do e ketë ministrja Harito angazhimin e saj për këtë problem.

Share This Article
1 Comment
  • Nga disiplinimi i rrjetit kabllor nen toke do perfitoje Koco Kokedhima.Ai qe para disa viteve e ka kryer kete pune.Tani shitja e internetit nga 2K do trefishohet,pasi te tjeret skane mundesi ta plotesojne kete kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *