E ka sistemi?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Ndër sektorët që ka tronditur Rilindjen në opinion është edhe ky i drejtësisë që ministri dha dorëheqje. Shumë pyesin pse iku. Po iku se s’bëri dot gjë, i la ujërat siç ishin, se i thanë ik, e thyen të bënte pjesën e tij për reformën, s’depërtoi dot koracën e fortë me të cilën mbështillet drejtësia e korruptuar, makthi ynë, një ndër shkaqet që shqiptarët thyejnë qafën nëpër botë, se duhet një më “bashkëpunues”, ndaj iku. Interesant është se kreu i qeverisë pohon se e di ç’bëhet kudo, në gjykata, në burgje, hipoteka, te kontrolli teknik i mjeteve e patentat ku drejton një tjetër parti dhe thotë se s’beson te ndryshimet në qeveri, në administratë. Po këto kështu ishin, kështu u dashkan të mbeten? Atëherë kot që u bënë zgjedhje, të na falin ata dje se e paskan patur mirë. E ka sistemi? Po hë de, shkule! LSI s’do që të demaskohet më tej në opinion, ajo e di se ç’sjell zhgënjimi. Zgjedhjet janë afër, ndaj bëni ndonjë makiazh. Xhevdet Cora

Share This Article
1 Comment
  • Mos mendojne akoma keto te LSIse se janë nën tutelen e Berishes dhe PDse?
    Ndaj janê me dhjetra drejtor qe komandojne me dore te hekurt kunder çdo vendimi qe vjen nga ato ministri qe nuk i perkasin Lsi?
    Jane me dhjetra drejtor shkollash qe kane mbi një dekade ne te njejten shkolle,mundet qe te kerkojne tu vihet emri ne pllakat te shkolles ku sunojne prej viteve large çdo vemendje.! Kjo eshte e pa falshme per PS. Mbane gjarperin ne gji!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *