SMS në DITA
Në 0689073730
Gjoja i dorëhequri Sali Berisha, sa humbi në 23 qershor, filloi me akuza ndaj mazhorancës, me mashtrime. Gjithmonë paragjykon të tjerët, i shari, i urryeri, i paturpshmi që më shumë shkatërroi se ndërtoi në këtë vend. Shkatërroi administratën, degradoi shoqërinë me vjedhje dhe korrupsion, vrau e kreu tragjedi pa fund. E nga i akuzuar për këto bëma, kthehet në akuzues të të tjerëve. Nuk sheh traun në veten e vet, por sheh qimen tek kundërshtari. Kujtoj çorbën që kurdisi në vitin 2008 S.Berisha me këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kundra buxhetit të bashkisë së Tiranës. Do të shprehej më pas: “me pas qenë unë në vend të E.Ramës, do jepja dorëheqjen menjëherë!”
Por sa bëma të dhimbshme u bënë dhe nuk e dha dorëheqjen asnjëherë? Po në 2009-n, nuk kishim dëgjuar deri atëherë lider partie kryeministër të mburrej e të kërcënonte opozitën, siç bëri S.Berisha: “unë kam 200 mënyra për të marrë e për të mbajtur pushtetin!”
Tani duket se e ka zënë gjaku i viktimave, s’di ç’flet e vepron, bëhet qesharak në Parlament. I frikësuar nga reformat për shtet ligjor me ato që shpif e kërcënon gjoja për popullin, por populli e njohin kush është, e tregoi më 23 qershor. I shkon në ndihmë edhe kukulla L.Basha e Arben Imami. Berisha vazhdon ende të përdorë armët e dala kohe, mjetet e dhunës. Por populli e di sa lufton S.Berisha për demokraci e shtet ligjor, aq sa bëri për 23 vjet. Përshëndetje Dita, nga Ilbi Tahiri.
