Një grua në Pogradec ka kallëzuar bashkëjetuesin për dhunë psikologjike e më pas ka ndërruar mendje.
Policia bën të ditur se ndaj 28-vjeçarit D. Sh., u nis procedimi penal për dhunë në familje pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja E. S-raporton Abc.
Kjo e fundit pretendonte se i riu kishte ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike në banesë. Por, siç bëhet e ditur në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë. Ajo i kundërshtoi punonjësit e policisë që të mos e ndalonin bashkëjetuesin e saj pasi do ta tërhiqte kallëzimin.
Tashmë, policia Pogradec sqaron po ashtu, lidhur me një video të vajzës të postuar në mediat sociale, se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë fizike.
“Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre,” sqaron policia.
e.r/dita

Pune baxhellash
Ju tek për atë punë , por harroi që kish thirrur policët. Nuk qe ndonjë polic i gatshëm?
Në allbanine urupiane, në burg shkon
kur ke bërë diçka,
apo kur kallëzohesh për diçka????!!!!
Rroftë allbania urupiane
Rrofshin ne