E kallëzuan 7 drejtorë të MAS për intimidim ndaj punonjësve, reagon Karabina: Absurde

Gazeta Dita

Fill pas kallëzimit penal që u depozitua sot në Prokurori nga 7 drejtorë të MAS, ka reaguar ministrja Mirela Karabina. Me anë të një reagimi publik MAS bënë me dije se veprime të tilla si ky i sotmi tregojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.

Kallëzimi i sotëm ndaj Karabinës u bë me pretendimin se kjo e fundit kishte ushtruar stres dhe kishte intimiduar punonjësit e MAS.

REAGIMI I MAS

Nisur nga prononcimi publik i ditës së sotme i disa punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), sqarojmë se: Parregullsitë dhe situata antiligjore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të deklaruara nga Ministri Mirela Karabina, që në javën e dytë në drejtim të këtij institucioni, po vërtetohen nga akti i prononcimit publik, këtë herë edhe nga disa punonjës së institucionit të MAS.

Veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.
Ftojmë institucionin e Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë situatë absurde të krijuar në MAS.

Share This Article
3 Comments
  • Ai qe foli Ladi, eshte nje burre i respektuar qe kurre nuk do t’i lejonte vetes te fliste publikisht. Fakti qe ka dale aty do te thote se Karabina ka shkuar aty ku nuk mban me. Nata me diten funksionaret e PD me ata qe jane tani. Karabina fshatare do me i tregu qytetareve cfare eshte qytetaria!

  • Absurde duhet te jesht ti si njeri, pale si ministre. Askush nuk bersopn se ke te drejte ti ,ndersa gjithe punonjesit genjejne. Po te kishe pak mend si eshte kthyer Minisatria duherj te ikje me bisht ne shale qe me 26 qershor. Po ti aq mend ke, ndaj vazhdon te qendrosh.

  • Ed Palloshi vazhdon me marreveshjen e 18 Majit, zgjedhjet sa behet kot dhe formale.
    Ministrat “teknike” te shalengjiturit Lulush jane ne detyre duke filluar nga Kar-abina dhe me rradhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *