“E kam parë të qajë, me siguri ka qenë një dashuri e madhe”

Dita

Një i moshuar ka disa ditë që shfaqet i ulur në bregdetin e Gaetës në Latina të Italisë, me një foto të bashkëshortes së tij të ndjerë.

I shoqëruar nga imazhi i saj, ai sheh për orë të tëra detin që i shtrihet përballë.

Fotografi Giorgio Moffa, i cili e ka ndaluar në kohë këtë veprim pothuajse të përditshëm të të moshuarit, shkruan në rrjetin social “Facebook”:

“…Nuk e njoh këtë njeri të mrekullueshëm, di vetëm që ajo e tij ka qenë me siguri një dashuri e madhe. E kam parë të qajë dhe besoj se burra të tillë nuk lindin më. Një përqafim të fortë mik i dashur. Je një njeri i madh!”

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *