Pyetje: Jam një mësuese në një shkollë të Tiranës. Kam dhënë shumë lëndë në klasa të ndryshme, midis tyre edhe edukatë shëndetësore. Kemi folur për të gjitha pjesët e trupit të njeriut dhe kemi shpjeguar si funksionojnë ato. Më vështirë jam ndjerë kur më është dashur t’u mësoj nxënësve për “seksin”. Është e vështirë. Por, vështirësia bëhet edhe më e madhe prej prindërve. Ata, ndryshe nga shumë vite më parë, duan që fëmijët të mësojnë për seksin në shkollë, por nuk duan që të futen në kokën e fëmijëve idera, që ata mendojnë se do t’i nxisin fëmijët të përfshihen herët në aktivitet seksual. Shumë nga gjërat që ne u mësojmë nxënësve lidhur me trupin dhe për funksionimin e organeve gjenitale, janë të pamjaftueshme dhe në nivel të ulët. Ato nuk u përgjigjen kërkesave që kanë nxënësit, sepse, sic dihet, kjo është koha kur seksualiteti i tyre, qartësisht, vazhdon të rritet me shpejtësi dhe pa ndërprerje. Është e vështirë për ne të gjejmë atë që duhet dhe në masën e duhur, që informacioni t’u përgjigjet kërkesave të nxënësve dhe nivelit të njohurive që ata kanë për marrëdhëniet seksuale. Kjo bëhet edhe më e vështirë, nga që informacioni duhet të jetë i kuptueshëm për ata. A keni ndonjë sugjerim lidhur me edukimin seksual në shkollë? Faleminderit për ndihmën.
Përgjigje: Për edukimin seksual në shkolla, kam shkruar edhe herë të tjera. Kam bërë biseda me nxënës shkollash dhe jam njohur me kërkesat e tyre, nëpërmjet pyetjeve që të rinjtë më dërgojnë. Dua ta them që në fillim se, ne të gjithë, gabojmë kur mendojmë se të rinjtë e sotëm dinë shumë për seksin. Në letrat e tyre, të cilat unë i kam me mijëra, tregohet qartë se edhe ata që bëjnë seks, dinë shumë pak për atë që bëjnë, madje, kanë njohuri të gabuara. Kjo e bën edukimin seksual në shkollë të domosdoshëm dhe një kërkesë serioze.
Nuk ka dyshim, që themeli i çdo shoqërie është brezi i ri i edukuar. Edukimi seksual duhet të zërë një vend të rëndësishëm në edukimin e rinisë. Ne i çojmë fëmijët rreth 20 vjet nëpër shkolla për t’u mësuar një zanat, që të mund të përballojnë jetën, ndërsa për seksin, për këtë pjesë me shumë rëndësi të jetës së tyre, me të cilin ata do të përballen gjithë jetën dhe nga varet shumë jeta e tyre, nuk u flasim ose u flasim fare pak. Ky është një nga budallallëqet tona kolektive.
T’u japësh fëmijëve informacione për zhvillimin korrekt të seksualitetit të tyre, është gjë e domosdoshme. Kjo do t’i ndihmojë ata që të rriten seksualisht të shëndetshëm. Fëmijët janë kuriozë të dinë për trupin e tyre dhe kanë shumë pyetje. Për këtë unë kam shkruar një libër:”Fëmijët duan të dinë për seksin”.
Kur në shkollë fillon t’u flitet fëmijëve për anatominë e organeve riprodhuese dhe për trupin, atëherë, mund të themi, se fillon edukimi i tyre seksual. Mësuesit dhe mësueset, që punojnë me nxënësit që kanë filluar të ndjejnë sfidat e zhvillimit trupor, e zhvillojnë lëndën e edukimit seksual në mënyra të ndryshme. Kjo varet sa mendjehapur dhe sa di mësuesi për jetën seksuale, nga njëra anë dhe nga aftësia e nxënësve për të kuptuar ato që thotë mësuesi, në anën tjetër. Mësuesi që bën lëndën e edukimit seksual duhet të jetë i përgatitur mirë shkencërisht. Mendoj se nuk duhet lejuar të edukojnë seksualisht vajzat ato mësuese, që kur i pyet për ciklin e tyre menstrual përgjigjen: “trupi i grave ka nevojë të pastrojë gjakun cdo muaj”. Edukimi seksual në shkollë nuk është vetëm biologji e as vetëm fiziologji, ajo është shumë më shumë. Ajo është dhe duhet trajtuar si një lëndë shumë komplekse.
Disa mësues, e zhvillojnë programin e edukimit seksual në mënyrë të kuptueshme dhe të përshtatshme për moshën dhe zhvillimin e fëmijëve. Në këto programe përfshihet anatomia, fiziologjia, puberteti, imazhi për trupin, orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Por kjo nuk mjafton. Fëmijët kanë nevojë t’u flitet dhe për marrëdhëniet midis të rinjve, marrëdhëniet në familje, miqësitë, dashuritë dhe takimet e tyre të para. Nxënësve duhet t’u flitet për shkathtësitë personale, përfshi vlerat, komunikimin, marrjen e vendimeve dhe të drejtat e tyre. Atyre duhet t’u mësojmë lidhur me sjelljen seksuale dhe seksualitetin për gjatë gjithë jetës, për masturbacionin, abstinencën seksuale, për përgjigjen seksuale humane, për shëndetin seksual, përfshi kontracepsionin, abortin, infeksionet që transmetohen me rrugë seksuale(SST), abuzimin seksual dhe për shëndetin riprodhues. Atyre duhet t’u flasim për çështje që lidhen me shoqërinë dhe kulturën, përfshi rolin e gjinisë, seksualitetit, ligjit, diversitetit dhe seksualitetit në media. Atyre duhet t’u flitet për “moralitetin e ri” që tek ne ka filluar të shfaqet fuqishëm në vitet e tranzicionit të çoroditur. Kjo mund t’u duket si një listë e gjatë e bezdisshme (si teshat që ke për të larë), por edukimi seksual përfshin shumë topika dhe fusha, njësoj si dhe subjektet e tjera në shkollë, siç janë gjuha, matematika, lëndët shoqërore e të tjera. Ndryshimi i seks-edukimit, nga këto subjekte të tjera është se mesazhet që do të jepni duhet të jenë në vartësi të moshës së nxënësve dhe të jenë të përshtatshme me vendin ku e zhvilloni lëndën e edukimit seksual. Me këtë dua të them se seks-edukimin nuk mund ta zhvilloni njësoj si në Tiranë edhe në një shkollë fshati në veri ose në jugë të vendit dhe nuk mund t’u flisni njësoj fëmijëve të fillores dhe të klasave të larta të gjimnazit.
Mësues të tjerë të edukim seksual përqendrohen edhe në kurrikula të tjera, në vartësi me zhvillimit e nxënësve dhe trajtojnë topika specifike, sic është puberteti ose parandalimi i abuzimit seksual.
Sic e thatë edhe ju në pyetjen tuaj, disa prindër janë të shqetësuar se mos edukimi seksual mund t’u futë fëmijëve në kokë ide që nuk duhen. E vërteta është: Edukimi seksual nuk rrit aktivitetin seksual. Mësuesit dhe prindërit duhet të monitorojnë nevojat e të rinjve dhe të jenë të kujdesshëm për shenjat që ata mund të shfaqin e tregojnë dhe jo të shqetësohen për sasinë dhe natyrën e informacionit që ata marrin. Disa nxënës mund t’i mbyllin veshët me duar, kur dikush u thotë atyre gjëra për të cilat ata nuk janë gati t”i dëgjojnë. Por nxënës të tjerë, mund të duan më shumë informacion. Këtu del në pah roli dhe aftësitë e mësuesit. Është fakt i njohur, se duke u pjekur, nxënësve u duhen informacione dhe shkathtësi më të gjera për SST(Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) dhe për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara.
Një mësuese në Tiranë më tregonte si një nxënësia e saj trembëdhjetë vjeçare e kishte pyetur me shumë hollësi lidhur me aktin seksual,
“sa që m’u duk”, më tha ajo, “sikur kjo nxënëse ishte gati të fillonte interkursën seksuale”. Por mund të ndodhë edhe kështu: Kur unë jetoja në Kaliforni (dhjetë vjet më parë), një nxënëse pesëmbëdhjetë vjeç e paditi në gjyq mësuesen, sepse ajo mendonte që mësuesja kishte folur për seksin më shumë, nga sa ajo ishte përgatitur të dëgjonte.
Prindërit, përgjithësisht, dëshërojnë që ata të jenë edukatorët e parë të fëmijës. Ata duan që vetë t’i krijojnë vlerat dhe besimet familjare për të gjitha çështjet, përfshi dhe seksualitetin. Bashkëbisedoni me prindërit dhe diskutoni me ta më parë se të filloni programin e edukimit seksual.. Kjo do të ndihmojë që të vendoset më me lehtësi për planin mësimor të edukimit seksual. Le ta dinë prindërit, se informacioni që do të marrin fëmijët, i korrespondon moshës së tyre. Ata duhet të binden se programi i shkollës për edukimin seksual, do të plotësojë informacionin seksual dhe vlerat që fëmijët i kanë mësuar në shtëpi. Në disa vende të Botës, edukimi seksual në shkollë bëhet pasdite, në ditët kur prindërit kanë mundësi të vinë në shkollë dhe të ndjekim bashkë me fëmijët e tyre orën e edukimit seksual. Në Suedi edukimi seksual fillon që në kopsht. Mësuesja sjell në klasë një ballon qelqi plot me prezervativë ngjyra-ngjyra. Ajo e vendos në mes të klasës dhe u thotë fëmijëve t’i marrin e të lozin me to. Kështu fëmijët, që nga fëmijëria mësohen me to si me një gjë të zakonshme dhe nuk e kanë zor ti përdorin kur të rriten e ato do t’u duhet. Si në cdo punë edhe në edukimin seksual kërkohet krijueshmëri dhe vizion.
Për të ndihmuar prindërit që të ndjehen më mirë dhe të inkurajohen që të bisedojnë me fëmijët e tyre, rekomandoni literaturë të përshtatshme të vendit dhe të huaj.
Uroj suksese në punën tuaj fisnike, Doktori
Babai im nuk dinte shkrim e kendim dhe s’kishte lexuar asgje per sexin, por femijet i rriti shume te edukuar dhe pa asnje shqetesim. E di qe do keme shume kundershtime, por s’eshte vendi te spjegoj, por kjo qe behet sot eshte çthurje e gjitheaneshme dhe terheqje vemendje nga problemet thelbesore te jetes. Sexi eshte çeshtje natyrale, ndersa morali çeshtje edukimi. Bagetite, besoj se nuk i edukon doktori dhe mesuesja se si te bejne sex. Reflekset dihen . Kujdes mesueset se mos bejne dhe prova per sex me nxenesit!
Doktor Harxhi!
Je treguar hileqar ne pergjigfjen qe i ke dhene kesaj mesueses!
Ke bere moral te shtirur dhe nuk ke folur konkretisht se cfare u duhet thene femijve ne shkolle per seksin!
Edhe ti njelloj si te yjere:
-LLOGJE KAVAJE!
Shkruaj konretish,doktor per tre gjitha gjerat,se teorite i dine te gjithe!
Ne se e keni problem,tregojua hapur,bile me PROVA NJEREZORE NE KLASE!!!
Po ne ne kohen tone,more mavri me boje kush na i mesoi keto gjera??
Po qenve,maceve,tigrave etj kush ua meson seksin???
Si nuk keni turp??
Dr .Hargji jam kurioz te di nga Juve:
Seksin e bejne njerzia per qef apo per prodhimtari.
Nese e bejne per qef,kurvlleku nuk ka te sosur.Nese e bejn per prodhimtari.Zgjidhen si cift me mirkuptim te te dyve.Kurvlleku ne kete zgjedhje do jete ne ekstrem i ulet i paperfillshem.
Pra bota seksin e bejne per qef te qeftit.Kurvlleku nuk ka te sosur.Ne keto kushte asht e domosdoshme te dihet vertetesisht, te dihet ndertimi,sherbimi, funksionimi dhe mbrojtja nga semundjet infektive ne organet gjenitale riprodhuese.
Sex-i asht gja qefit dhe jo ngutjet!
Bota asht e krijume nga te kundertat te cilat kombinojne ndervedi dhe japin nji tere.Kultura per seksin duhet te jete deri aty ku lejon njerzilleku per ta njohur.Me tej i mbetet mjekut,ne te kunderten,na imponohet te behemi te gjithe mjek.
Kryesorja mbetet te mbahen sa ma paster organet gjenitale te dy gjinive,nuk duhet nevleftesuar qethja.Sepse kur penetrohet,organi mashkull merr cfare gjene para duke shkulur cimet dhe i prangos brenda.Keto aty me kohen krijojne infeksione.Asnjihere nuk duhet cfrytezuar rastin e te leshohemi pa dure jasht normave te papastertise per te ba seks.
Ne qoftese duet ti flasim me teper nxenesve per mendimin tim eshte seksi Per te vetem arsye se jane perhapur shume semundje jo vetem tek ne por kudo ne bote
A mor doktor,e sjell nga e sjell muhabetin dhe e con tek literatura tende per shitje.Qerrata I madh je zotrote….
Une jam shume dakort me doktorin por do te shtoja , qe femijeve tu mesohet edhe Kamasutra dhe menyra e perdorimit te mjeteve shtese per te rritur cilesine e seksit.Keto te shoqerohen me ore praktike dhe ne fund te vitit nxenesit te pajisen dhe me diplome qe te njihet dhe ne Europe , qe kur te shkojne andej te mund te gjejne pune..Eshte e vertete qe si shtet i perparur qe jemi ne kete sektor kemi ngelur shume mbrapa , prandaj qeveria ta studioje shpejt kete …