E keni parë paralajmërimin në FB?

redaktor

Një ditë pasi Facebook pati një problem teknik dhe ra për pak kohë në mbarë botën, mijëra përdorues kanë nisur të shpërndajnë një paralajmërim që u ka ardhur, se duhet të paguajnë 5.99 dollarë nëse duan që llogaria e tyre të mbetet private.

Një rreng i ngjashëm u shfaq edhe në fillim të këtij viti, me pretendimin se Facebook ka në pronësi të drejtat për fotot, videot dhe përmbajtjen tjetër.

Por mos u shqetësoni, nëse u vjen ky mesazh, thjesht injorojeni ose fshijeni.

Zëdhënësi i Facebook, Andrew Noyes ka pranuar se sipas politikës së rrjetit social, ata kanë të drejtën për të shpërndarë gjërat që poston një përdorues.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *