E keqja e shqiptarëve

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Nuk ma ka ënda të perifrazoj fjalët e Konicës kur tha se nuk ka më të keq për Shqipërinë se sa vetë shqiptarët, por rrethanat të detyrojnë. Por fatkeqësisht sot ajo gjen mishërimin e saj tek sjellja e opozitës kundrejt popullit të vet. Nuk përjashtoj që edhe pozita, opozita e djeshme, nuk ka përdorur një taktikë të tillë. Askush nga ne nuk arrin të kuptojë këtë lloj hasmërie. Shqiptarët ju besuan drejtimin e tyre Saliut me shokë. Si të pabesë e nderëshkelë nuk lanë gjë pa grabitur duke u pasuruar për një kohë të shkurtër bashkë me familje e soj e sorollop. Çfarë mund t’u japë më tepër Shqipëria e shqiptarët këtyre harramëve? A e dini se si po shpërblehemi? Kam një vëlla që punon prej vitesh me nder në Itali në një fabrikë të vogël. Natyrisht me një farë reputacioni negativ për “reklamën” që liderët tanë i bëjnë bashkatdhetarëve. Po sot? Frenezia e çmendur që ka vënë kjo opozitë e neveritshme për të nxirë çdo gjë shqiptare ka përkeqësuar goxha situatën e atyre që luftojnë për bukën e gojës në dhe të huaj. Në çdo dalje në TV a kudo ngrenë e vënë njerëzit si trafikantë e kriminelë. Deri në Kolumbi na kanë vënë në krye të narkotrafikut. Greqia, Italia e të tjerë nuk lënë rast pa futur shqiptarë në krye të grupeve të tyre kriminale deri edhe në krye të “Ndraghetës” famëkeqe. Me Ristan, me Nokë e Alibeaj nuk pushojnë së bëri jehonë “kriminalizimit” kombëtar. Në rast se kanë punë me Edi Ramën e në rast se ai është i keqi, mos ta kursejnë. Por me djemtë tanë që rropaten rrugëve të Europës, ç’dreqin kanë? Mos vallë Italia e italianët nuk shesin e shpërndajnë drogë? Mos atje nuk ekziston krimi i organizuar? A nuk është për të ardhur turp që kemi zgjedhur të tillë monstra në krye? Profeti

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *