E kërkon gjysma e Europës, klauzola 120 milion euro

J L

Europa League, këtë sezon nxori në pah shumë talente në ndeshjet e deritanishme, por asnjë nuk ka tërhequr vëmendjen aq shumë sa Joao Felix.

Talenti portugez i Benfikës është kthyer në objektivin e shumë klubeve kontinentale, duke u kthyer njëkohësisht edhe në objektin e një ankandi ndërkombëtar.

Benfika, e cila nuk priste këtë shpërthim të mesfushorit sulmues, synon të përfitojë të paktën 120 milionë euro, aq sa i garanton klauzola e zgjidhjes së kontratës. Manchester City, PSG dhe Real Madrid janë klubet e interesuara, të afta ta paguajnë këtë pa problem, po së fundi atyre iu është shtuar edhe Juventusi.

Joao Felix u bë lojtari më i ri që shënon një trigolësh në Europa League, me paraqitjen mbresëlënëse ndaj Eintracht Frankfurt. Ai u bë gjithashtu lojtari i parë që shënon 3 gola për Benfikën në turnetë europianë, pas vitit 1992.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *