“E kishe 4 vite timonin, ta mori Likja” Replikat e Ramës me lexuesit

Gazeta Dita
?

 

Kryeministri Edi Rama, gjithnjë e gjen kohen për të replikuar me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, të cilët i shkruajnë dhe komentojnë herë pas herë nëpër statuset e tij.

Dje kryeministri postoi një video ku ishte i pranishëm në fshatin Vaqarr. Një ndër qytetarët i shkruan Ramës se nuk i beson fasadave dhe i kujton bashkëqeverisjen me Ilir Metën për 4 vite.

Qytetari: Mua këto me duken gjera koti, me duket çdo gjë si pallatet e Tiranës, nga para janë te lyer nga pas bien copash, me pak fjale “fasade”, e kishe 4 vite timonin e ta mori Likja nga dora. Shpresojmë qe mos te ndodhe me e njëjta gjë dhe pse je bindshëm ne pozite.

Rama: Na trego ndonjë gjë plot qe bën ti përveç tifozllekut për Interin??

Replikat e tjera:

Qytetarja: Mir e ke nisur Edi por kemi kaq shum gjera qe nevojiten jetesore sa nuk e di si do ja dalesh mban per te rregulluar kte popull qe te besoi kaq shum vetem ty

Rama: Bashke dhe hap pas hapi, nuk behen gjerat duke pritur dhe as sa hap e mbyll syte.

Qytetari: Mjer ky popull me ju o mashtrusa. Te gjith pa perjashtim Ishalla digjeni e piqeni si parlament Kjo tok mos ju majt ma .

Rama: Mjere ti Xhulio qe te paska marre flake koka, po ke akoma mundesi ta shuash zjarrin e ta shpetosh trurin me mesime!

Qytetari: Nuk besoj se do te arrihet përsosmëria, por besoj nē përpjekjen tuaj për të bërë shtet! Natyrisht, ndihmën tonë të pakursyer, do e keni

Rama: Persosmeria nuk ekziston sepse njerezit jane te gjithe te papërsosur.

Qytetari: Eshte rast unikat qe pas zgjedhjeve kandidati per Kryeministër te ulet me qytetaret te degjoj hallet e tyre. Normalisht oas zgjedhjeve poöitikanet nuk shihen me . Jeni i veqant zoti Rama.

Rama: Sepse po punoj per koalicionin e madh me njerezit e zakonshem, perndryshe s’ia dalim dot.

 

Qytetari: Mire e ke ti por i ke mbushur zyrat me njerez te pa afte dhe partiak qe nuk dine se cbejne. Keto dite bizneset po terrorizohen nga letrat dhe tel qe cojne tatimoret e tu duke kerkuar qiqra ne hell.

Rama: Fredi cfare qiqrrash te kane kerkuar tatimoret ty per shembull?

Qytetari: Ishalla do vendoset gja per ato si kan votuar per ju. Se veq lsi e pd jan ne pushtet edhe pse po ceveris e majta e ne te majtet pa pun kurse lsi e pd ne pun .

Rama: #finoallafine

 

 

Share This Article
2 Comments
  • O TI SHOKU, KATER VJETET E ARDHSHME I KA LENE TE MIRAT KY ARTISTI.

    KESHTU QE PAS VITESH VOTO PRAPE NR 2 DHE ATEHERE DO TE FILLOSH TE SHIKOSH DICKA.

    GJITHE KETA KOMENTUESA QE E “SHAJNE” KANE VOTUAR PER TE, KESHTU QE TANI LE TE HANE MUT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *