E ku kanë sovran ditëzinjtë?

redaktor

Dërguar me Email

në adresën e redaksisë

Përshëndetje gazetës Dita, stafit të saj të nderuar! Ku ndodhen Luli dhe Sala që nuk po ndihen? E ndoqi populli fushatën për zgjedhjet vendore, kishte shumë kritika nga Basha për mazhorancën aktuale që do ta rrëzonte me votë më 21 qershor, me votë të sovranit opozitar. Po ku ka sovran ky ditëzi? Ky njeri i pafytyrë nuk duhet të dalë më para popullit për të kërkuar votë. Ky nuk ja vlen as për një kryetar komune të kohës së Salës. E them këtë se kështu thotë sovrani. Ky u katapultua në këtë parti pa më të voglin kontribut. Saliu duhet të kishte hapur krahun qysh në 97-ën kur e shkërmoqi shtetin, por ky njeri nuk ka pak fytyrë, vazhdon avazin. Në një muhabet mes shokësh dhe miqsh, një djali i një të përndjekuri u shpreh se Saliu na dha vetëm një këst për 22 vjet. Qeveria e tashme më ka dhënë 4 këste. Çne Saliu është i djathtë? Ai është nga ata komunistë që rrallë mund ta gjesh si ekzemplar. Mallkuar ajo ditë që ka lindur e ka marrë në qafë këtë popull sot e 25 vjet! Ne si popull i kërkojmë kësaj mazhorance ta vërë në efiçencë sistemin e drejtësisë, që kush ka shkelur ligjin, të shkojë prapa hekurave. Ky popull nuk ka merituar këta lloj drejtuesish të këtij shteti. Suksese drejtuesve të rinj të bashkive të këtij vendi, mbarësi për ta! P.Meçaj, Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *