Dihet që ekuilibrat natyrorë apo socialë janë domosdoshmëri ekzistenciale për qëndrueshmërinë jetësore dhe vijueshmërinë e saj. Mendojmë se qielli e ka zgjidhur këtë problem me mënyrën e tij. Problemi qëndron në tokë. Kjo është e tejmbushur me dizekuilibra të natyrave të ndryshme. Në një farë mënyre këto të fundit duhet të zgjidhen nga vetë njerëzit apo grupi elitar që i përfaqëson. Në botën e sotme qeveritë janë forca ekzekutive që udhëheqin popujt për avancim në drejtimin e duhur. Mbi qeverinë e popullin në kuptimin institucional qëndron një organ ekuilibrues tepër i nevojshëm. Institucioni i Presidentit. Rastisa një ditë të dëgjoj z.Nishani në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Fjala e tij ishte e mbushur me fraza kritike për sistemin tashmë të stërnjohur të drejtësisë. Vendin e parë e zinte si në çdo fjalim akademik fjala reformë. Deri këtu jam dakord me Presidentin. Ajo që nuk kuptova dhe nuk e dëgjova kurrkund ishte se si do të kryhej kjo reformë?! Nga pozicioni i qytetarit të thjeshtë unë e konceptoj që një sistem pune i dështuar duhet zëvendësuar urgjentisht me sistem e njerëz të tjerë.
Kreu i sistemit të Drejtësisë Shqiptare e akuzon atë si drejtësinë e një shteti të huaj?! Pa i hyrë vetë një gjemb në këmbë?! Kjo nuk ka kuptim. Ai nuk ka kryer detyrën e tij kryesore në ekuilibrin thelbësor mes padrejtësisë e krimit dhe ndëshkueshmërisë. Presidenti ynë është aktualisht në krahun më të keq të peshores. Të presësh ekuilibër nga një person krejtësisht i njëanshëm është si të presësh diçka nga hiçi. Mendoj që reforma duhet të fillojë nga ky njeri. Të tjerat janë përsiatje ose përpjekje, megjithëse pozitive, por që nuk mjaftojnë për shërimin e një drejtësie të degraduar rëndë.
Email nga adresa

Nishani,Llalla, Visho dhe ndonje tjeter duhen larguar nga vendi I tyre I punes, qe ja u dha Berisha, per ta mbrojtur ate,Saliun!