Në takimin e radhës me qytetarë, që kanë gjetur zgjidhje pas denoncimit të rasteve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes, ka qenë edhe një vlonjate e larguar nga puna, si pjesë e administratës së ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Ajo tregoi kalvarin që kishte hequr nëpër gjyqe, e vetme, pa avokat, për vite, deri në ankesën në platformë, e më tej në vendimin final të gjykatës për rikthimin në detyrë dhe pagesën për gjithë dëmin e shkaktuar.
Pas fjalës së gruas, Rama nuk mohoi të pranonte se i vinte shumë zor nga e gjithë sa kishte ndodhur.
” Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjigje.
Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen”
“Kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar”
b.b/dita

DREJTOJA NJI BANDES SE KRIMINELAVE
QE MBASI BASTISEN SHQIPERINE
PO MBAJNE ME MILJONAT E SHTETIT SHQIPTARE
BOTEN -XHAMBASET E BOTES QI MASHTROJNE
SE DO I SJELLIN NE PUSHTET !!!!!!!!!!!!!!!!
DREJTOJA NJIHER GISHTIN DY KRYEKURVAVE
SB-M –
CFAR BEN PROKURORIA ?
PO TRASH BYTHET NE SUNDUQET E POSTIT ?!
O kriekaqol po kush i punesoi ato kermat qe pushove nga puna. Nuk mund te thuash qe fajin e ka qeveria e vete te dalesh pa lagur.
Nuk zgjidhen problemet me propagande publicitare sporadike. Ti ke deshtuar ne detyren e shtetberjes sepse nuk ia ke haberin as punes e as shtetit. Nje anarkik nuk mund te beje shtet prandaj sado te perpiqesh perseri do te deshtosh.