Ndarja me të shoqen e ka shtyrë drejt vetëflijimit një burrë në Shkozë të Tiranës. 27-vjeçari Leonard Duka ka plagosur veten me biçak, pas problemeve me bashkëshorten. Sipas policisë së kryeqytetit, çifti Duka kishte probleme dhe kjo ka bërë që gruaja të largohet nga shtëpia. I tronditur nga refuzimi i të shoqes për t’u rikthyer bë familje, 27-vjeçari Duka i ka ngulur vetes biçakun në bark, duke u plagosur. Ai është dërguar në QSUT, ku ndodhet i shtruar në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.
po si te rrije me ty ajo kur je kaq idiot.