Një burrë në Lezhë nuk ka mundur ta “kapërdijë” ndarjen nga gruaja dhe ka tentuar të vrasë vëllezërit e saj. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Barbulloj. I armatosur me automatik, Pëllumb Gojani ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve Stena dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Fatmirësisht, familjarët e bashkëshortes së Gojanit kanë mundur t’u shpëtojnë plumbave, të cilët kanë përshkuar dhomën. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
nje gje nuk kuptoj . Si mund te vritet njeriu keshtu .Pastaj sikur mbaruan femrat.Sa pak qe kushton jeta ne atdhe