E lehtë të flasësh sot

Dita

Z.Kryeredaktor! Tani, pas 70 e ca vitesh, është e lehtë të përrallisësh duke dhënë mendime për LNÇ dhe për të bërë kritika për drejtuesit e saj. Le të na thotë A. Stefani, po të kish patur moshën në atë periudhë, si ia ha mendja, se do ta organizonte e drejtonte LNÇ e më pas do të jepte “lirinë”?

Në vitin e fundit të luftës isha 8 vjeç dhe disa gjëra i mbaj mend mirë. Një ditë na erdhën në shtëpi dy ballistë. I thanë nënës:- Nxirri pulat. Zgjodhën dy-tre kokë e i thanë:- Theri e na i piq.

Kam patur një vëlla partizan. Në dimrin e ’44-s erdhën ballistët e arrestuan. Po të mos kish qenë ndërhyrja e një fqinji dashamirës, do ta kishin keqtrajtuar e vrarë. Po të ishin ballistët për luftë kundër pushtuesve gjermanë, pse duhej të arrestonin e vrisnin partizanët? Gjërat janë të qarta. Vetëm ndonjë gazetar mendjehollë si A. Stefani kërkon t’i zbusë e t’i deformojë, ndoshta për të mbuluar të kaluarën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *