Vdekja e të atit, Kadri Veselin e lejuan t’i shkonte në spital por jo në varrim

time

U përcoll këtë të mërkurë për në banesëne  fundit, Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit, i cili nuk mundi t’i jepte lamtumirën e fundit babait të tij pasi ndodhet në qelinë e paraburgimit të Hagës prej 4 nëntorit të vitit që kaloi.

Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin familjarët si dhe një numër i madh qytetarësh e dashamirësish. Mungesa më e madhe ishte e djalit të tij, Kadri Veseli. Shtetari i Kosovës nuk mundi t’i japë nga afër lamtumirën e fundit të atit, pasi ndodhet në qelinë e paraburgimit në Hagë.

Fazli Veseli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në të njëjtën ditë kur lindi, 94 vite më parë.

Gjykata Speciale e liroi atë përkohësisht për të bërë këtë vizitë, e për t’u rikthyer sërish më pas në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet i mbyllur pasi mbi të rëndojnë akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë dhe pas Luftës në Kosovë.

Veseli u lejua të vizitonte të atin i cili ishte në spital në gjendje të rëndë shëndetësore në maj duke u rikthyer sërish në paraburgim, ndërsa për në varrim nuk arriti të rikthehej në mëmëdhe.

Veseli, Thaçi, Selimi dhe Krasniqi akuzohen si përgjegjës për krimet e kryera nga ata vetë dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në pjesë të ndryshme të Kosovës, por edhe në Shqipërinë e veriut, “kundër qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime”.

Shumica e krimeve janë bazuar në një libër të Dick Martit, ku thuhet janë kryer në qendrat e paraburgimit në 17 komuna të Kosovës dhe në Kukës dhe Has në Shqipëri.

 

m.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka nje hendek te madh hipokrizie ne politik-berjen amerikane ne Shqiperi dhe Kosove qe aktualisht ben ligjin ne Vilajetet e Prishtines dhe Tiranes.
    .
    Nese krahesojme “krimet” e Veselit me Krimet e Berishajve ky i fundit nese do gjykohej me “metrin e UCK” duhej varur ne litar ne mes te Tiranes..

    .Ky varrim me djalin e te ndjerit ne burg qe eshte “bashkfajtor ” per clirimin e Kosoves flet shume..

    .
    Sidomos tani qe adminstrata e Bidenit po tallet me shqiptaret se i ndaloi viziten Berishes si turist

    Turp !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *