Nëse ndiqet tendenca e votimit, po vëmë re se konfirmohet një lloj ndarje e votave, e ngjashme me ato të zgjedhjeve lokale. D.m.th., është votuar për Partinë Demokratike në zonat e fshatrave dhe për Partinë Socialiste në zonën e qyteteve. Sigurisht, ka përjashtimet e veta, por duket se ka një preferencë të tillë. Ajo që dua të them është që, kjo gjë është një dëshmi që “e majta” dhe e “djathta” në Shqipëri nuk ekzistojnë si koncepte elektorale të votuesit. Sepse, duke patur parasysh që fshati është i varfër dhe qyteti relativisht i kamur, votat duhej të ishin të përkundërta: d.m.th., “e djathta” pra, PD-ja, të merrte vota në qytet dhe “e majta”, pra, PS-ja, të merrte vota në fshat. Nuk kam dëgjuar kund tjetër që e djathta të marrë votat e të varfërve dhe e majta votat e të pasurve. Qofsha i gabuar.
Email nga adresa: [email protected]
