E majta merr pas 8 vitesh këshillin bashkiak të Durrësit

anazapta

Në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, në votim morën pjesë 51 anëtarë të këshillit bashkiak, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak, Alban Ramohitaj, i PS-së dhe nënkryetar i këtij këshilli Artur Bujari(LSI), që të dy përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Pas dy mandatesh e majta rimerr dhe kontrollin e këshillit bashkiak. Edhe pse kryebashkiaku ka qenë i majtë, e djathta ka qenë në mazhorancë në këshill.

Po ashtu, këshilli bashkiak ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillin e qarkut. Të nëntë anëtarët e qarkut janë zgjedhur nga e majta. PD-ja nuk mori pjesë këtë votim.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *