Ramush Haradinaj ka kujtuar me dhimbje momentin e tij më të vështirë gjatë kohës së luftës së UÇK-së, që ishte vrasja e vëllait të tij Luan Haradinaj. Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, Haradinaj thotë se momenti më i vështirë ka qenë humbja e vëllait të tij, Luanit më 6 maj 1997, ku u zbuluan nga armiku dhe atij i është dashur të mbajë mbi shpinë për 8 orë të vëllain e vdekur deri në Has. Haradinaj shprehet se luftimi ku në krah qëndron një familjar është më i vështirë, por që ai dhe Luani kishin një pakt mes tyre, që në rast vrasje të mos e linin trupin në zonën e armikut.
Haradinaj shprehet se nuk e ka lëshuar trupin e të vëllai për asnjë moment në tokë deri sa arrit në fshatin Vlahne të Hasit ku dhe e varrosi.
“Unë kam qenë më shumë në pjesën operative për përgatitjen e UÇK-së. Nuk na ka penguar askush. Kemi pasur njerëz që kemi bashkëpunuar nga të 2 kampet politike. Për ne, nuk ka pasur problem kush ishte kush. E gjithë lufta e kanë shënuar dy ngjarje të rënda. E para kur më vranë Luanin është vrarë më 6 maj 97′. Ka qenë një ngjarje shumë i rëndë për mua vrasja e vëllait. Kam punuar me vështirësi dhe punuar gjatë pranverës. Njëkohësisht dhe 24 marsi 98′ kur rrethuan familjen time ishte ngjarja e dyte.
Është ndryshe kur lufton me kolege e ndryshe me njerëzit e gjakut dhe kriteret janë të tjera. Vrasja e vëllai më ka zbuluar keq shumë më 6 maj kur po transportonin armë. Në luftë kufoma e armikut është trofe lufte. Luani ka qenë luftëtar i zoti dhe mos me u dhënë atyre një trofe lufte apo poshtërimit të ushtarit shqiptarë, ne kemi pas një kontratë me njëri tjetrin të mos linim trupin në zonën e armikut. Pas vrasjes unë e kam mbajtur trupin e Luanin në krahë për 7 apo 8 orë rrugë dhe e kam varrosur në fshatin Vlahne të Hasit.
S’kam guxuar me e lëshuar trupin në tokë në asnjë moment pasi e kam pasur të pamundshme më pas me e mbajt sërish. Edhe kur ka pushuar 3 apo 4 herë gjatë rrugës për 3-4 minuta kam gjetur cepa malesh ku mund të mbështetesha me të për pak pa e lëshuar nga trupi dhe të nisesha sërish për rrugë në këmbë”, rrëfeu Haradinaj.
o.j/dita

Hero…respekte…….e te hedh bojaxhiu ne gjyq…..
Heroi ka muskujt asgje me shume.
Bojaxhiu ka tru dhe sot drejton shqiperine.
Kurse ti si komentues je pa muskuj dhe pa tru. Je veç nje mutngrenes.
Te tille heronj i duhen kombit shqiptar qe te vazhdoje te ekzistoje perndryshe per disa vite do flasim serbisht me keta tradhtare qe drejtojne se pasurite tona kombetare i kane shitur tashme.HALLALL QUMESHTI I NENES O RAMUSH.