E mban tavolinën punës të çrregullt? Mos e vrit mendjen je inteligjent

DITA Online

Të kesh një tavolinë të çrregullt, në zyrë, është shenjë inteligjence. Sipas një kërkimi të zhvilluar në Universitetin e Minesotës, janë disa avantazhe të dukshme në të qenit të çrregullt, të paktën sa i përket ambientit të punës.

Për ta vërtetuar këtë, kërkuesit kanë formuar dy grupe dhe i kanë vënë në një zyrë ekstremisht të organizuar, grupin tjetër e kanë vënë në një ambient me letra të shpërndara gjithandej.

Në eksperimentin e parë, rezultatet e përgjigjeve të ishin krejtësisht të zakonshme. Krejt ndryshe ndodhi me grupin tjetër, anëtarët e të cilit propozuan ide të reja e të paparashikuara.

Të pasurit një zyrë të çrregullt stimulon krijimtarinë. Ambientet e rrëmujshme na bëjnë të mendojmë se mund të thyejmë rregullat, na rrisin ndjesinë e lirisë dhe gjenerojnë ide të reja. E kundërta ndodh me rregullin që të bën të qëndrosh brenda kornizave”, shpjegon psikologia Kathleen Vohs.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo nuk mund te binde asnje.
    Nje zyre kallame apo tavoline pune kallame ,si i themi ne, edhe pune keshtu i ben kallame.
    Ç’inteligjence?
    As ka lidhje fare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *