E mbani mend “Mimoza llasticën”?

redaktor

Sot, ajo nuk është më llasticë, por një grua e cila jeton së bashku më familjen e saj në Zvicër. Zhaklina Dhimojani, aktorja e dashur të gjithë atyre që e kanë jetuar fëmijërinë në vitet ’80-’90 nuk ndoqi aktrimin si rrugë të jetës, ashtu sikurse edhe e kishte nisur. Rasti i Zhaklinës, është ai klasiku, ku prindi vendos për fëmijën, dhe adoleshentja e atëhershme, vazhdojë studimet në ekonomi. Pas 24 vitesh largim, ka mall, por edhe keqardhje për Shqipërinë. Sipas saj kanë ndryshuar shumë gjera në këtë vend, përsëri do të donte ta shihte më të bukur.

Në këtë bisedë me ‘Ditën’, tregon se në vendlindje rikthehet shpesh. Rikthehet me dëshirën për të takuar miqtë e vjetër dhe këdo që e mban mend se dikur ka interpretuar si “Mimoza llastica” dhe jo vetëm. Sot jeton në Bern të Zvicrës me bashkëshortin, Stefanin dhe me Alexi-n, vajzën 18 vjeçe.

Mimoza Llastica
Mimoza Llastica

Shkojmë menjëherë të fëmijëria, në kohën ku Zhaklina ishte Vip. “Fëmijëria ime ka qenë e veçantë. Ajo nuk ishte vetëm e imja atëherë, sepse pa e kuptuar isha bërë një person publik. Nga çfarë kishte shënuar roli i Mimozës, fëmijëria ime do të linte tek unë një impakt të pashlyeshëm për tërë jetën”.

Ajo ka qenë modeli i shumë vajzave, të cilat, shpesh përkëdheleshin për t’i ngjarë personazhit të tyre të dashur. Në të vërtet jashtë rolit, “Mimoza” nuk kishte të bënte aspak me llasticën në film.

“Në shtëpi nuk isha aspak e tillë. Si më e madhja e fëmijëve që kam qenë në realitet, isha komplet ndryshe. Zhaklina nuk ka të bëjë me Mimozën. Prindërit i kam pasur intelektualë dhe kam pasur një jetë të mirë, por më kujtohet edhe kur më duhej të vija guriçka për të zënë radhën sepse duhej të bëja pazarin”.

Dhe vjen momenti kur duhet të bësh zgjedhjen në jetë. Edhe pse ajo kishte shkëlqyer fëmijë më rolin e Mimoza llasticës, rruga nuk do të ishte më kjo për të.

“Unë i vazhdova studimet për ekonomi. Ndërkohë filmin e shikoja të largët, sepse përzgjedhja e aktorëve bëhej brenda skemës së profesionistëve. Edhe pse në vitin 1987 bëra një rol dytësor te “Babai i studentit”.

Këtu, Zhaklina “ndahet” me prozhektorët e kinemasë, por jo shpirtërisht. Në forma të tjera ajo vazhdoi më tej të ngjitej në skenë.

Na tregon se ka qenë prezantuese te festivali i interpretuesve të këngës, ka qenë edhe prezantuese në emisione për fëmijë. Sot, edhe pse kanë kaluar shumë kohë, na garanton se mbetet ende e dashuruar me kinemanë dhe në përgjithësi me jetën nën prozhektor.

Një vajzë Miss në Bern

Zhaklina, sot është nënë e një vajze 18-vjeçare, për të cilën është shumë krenare. “Kam pasur një angazhim shumë të madh

Vajza e Zhaklines
Vajza e Zhaklines

pas vajzës. Mbaronte flautin e çoja në kitarë, mbaronte kitarën në balet, pas baletit vrapoja në Shqipëri, e përsëri kthehesha atje. Tani që ajo mbaron maturën fillon jeta ime, edhe pse unë do të jem kudo pas saj. Kjo është e paktë, por e sigurt. Nuk dua të them se jam një nënë konservatore”. Tregon edhe raste ku i është dashur të vishet nën petkun e moshës së saj, për ta shoqëruar atë në aktivitet e ndryshme. “Më është dashur të vishem si çupëlinë e vogël kur ajo shkonte në diskotekë dhe të qëndroja në një cep tjetër që ta kisha nën vëzhgim. Tamam si teto Ollga, por çfarë teto Ollge, Ollgë me xhinse kauboj. Sot të jesh nëna e një adoleshenteje nuk është e lehtë, nuk është lehtë, sidomos kur ti rrit një fëmijë kaq të mrekullueshëm siç është kjo imja, aq sa edhe mësuesit e kanë smirë për mirësinë që ka”.  Por, vajza, ngjanë pak nga Shqipëria, ajo ka një bukuri mesdhetare, që e ka bërë të jetë në finalen e një konkursi bukurie. “Vajza po përjeton një eksperiencë që në moshën e saj e dëshiron çdo femër. Këtë periudhë ajo ka filluar mirë rrugëtimin për “Miss Bern” duke fituar çmimin e parë dhe të vetëm brenda konkursit, atë të fotozhenisë. Sipas Zhaklinës, “kjo nuk do të thotë aspak që ky fakt do të ketë të bëjë me të ardhmen profesionale të time bije”.

Shqipëria në sytë e saj

Ajo ka punuar si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve ku dëgjonte çdo ditë të flitej për Shqipërinë. Emigrantët ia sillnin vendin e vetë atje, me histori të sajuara ose jo, ajo e kishte prezente vendlindjen.  Kur e pyesim se si e shikon Shqipërinë sot, përgjigja ka dy anë: “Shumë gjëra kanë ndryshuar në të mirë, kjo duket në sytë e të gjithëve, por ka edhe gjëra që janë ekzistente, gjëra që i përkasin jetës që bëjnë shqiptarët, dhe kjo është e dhimbshme. Për shembull kudo shikon kafe-loto, loto-kafe. Njoh njerëz që kanë ardhur për të jetuar përfundimisht në vendlindje, por janë larguar përsëri nga Shqipëria. Ky është një emigrim i dhembshëm, një emigrim edhe më i rëndë se i pari, sepse ti je shkatërruar brenda 396870_642390829119868_1086811588_npërfundimisht”.

Pavarësisht se nuk i është rikthyer skenës, ajo ka disa projekte në këtë fushë. Pas përmbylljes me sukses të një koncerti në Katedralen e Bernës, Dhimojani ka edhe disa projekte të tjera që e sjellin edhe në Shqipëri. “Fal përkushtimit tim dhe ndihmës së bashkëshortit, shpresojmë që të arrijmë të realizojmë disa projekte për njerëzit në nevojë në Himarë. Kemi mundur të japim ndihmën tonë për anën teknike dhe logjistike të Bashkisë së Himarës, për përforcimin e policisë. Vjet në verë për të ndihmuar qytetarët përfunduam me sukses dërgimin e dy makinave zjarrfikëse, që shpresojmë të shuajnë sadopak “zjarret Himarjote”. Por.. në sezonin e verës mund ta gjejmë përsëri në Himarë, si organizatore e disa mbrëmjeve gala.

Share This Article
18 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *