E mbani mend zysh Florën?

anazapta

Flora Hanelli 54 vjeçe. Petagoge, Politeknik (FIMIF), (jep lëndën e matematikës) është fituesja e javës së fundit në lojën tonë Gjeni Diçiturën. Ishte një surprizë e madhe për ne kur pamë profesore Florën në redaksi. E mbani mend Florën? Është pedagogia që u ngrit me kurajo gjatë një takimi në Fakultetin e saj dhe i tha Lulzim Bashës që nuk duhej të bënte fushatë në auditoret e studentëve dhe që duhej të jepte llogari për vrasjet e 21 janarit.

Flora na tregon që është një ndër lexueset më të rregullta të gazetës Dita, në print, dhe në online. Diçitura që ajo nisi për karikaturën e javës së kaluar ishte: “Troklliku i heq burrit trunin dhe e thyen në mes”.

Flora na tregon që e blen gazetën, çdo mëngjes në lagjen e saj në rrugën “Myslym Shyri”. “E ndjej si gazetën time, kam filluar ta blej që në krye të herës, kur ajo u hap. Dita është shumë pranë realitetit shqiptar, e ka të shkruar në ballë që nuk ka qellim as për të gënjyer dhe as për të mashtruar. Unë jam nga ato që besoj se synimi kryesor i medieve shqiptare është të tredhin mendjen e lexuesit. Dita është ndryshe. Edhe po pati ndonjë gabim, kuptohet lehtë që që nuk ua ka me hile lexuesve të saj”.

E pyesim Florën çfarë do të donte të gjente më shumë në gazetë. Dhe ajo na thotë: “Unë kam nevojë më shumë për informacion ekomomik dhe financiar për vendin tonë, këtë gjë ia kam shprehur edhe kryeredaktorit…  Më pëlqen historia, edhe pse lexoj vetë shumë, por Dita më bën dobi në këtë aspekt. Pjesa redaksionale më pëlqen jashtë mase. Nuk është çështje afeksioni në boshllëk, por më pëlqen vërtet. Unë gjej ato që bluan truri im, i gjej aty, në gazetë. Kam shumë besim tek Dita që do të eci, e shoh si oponencën më kurajoze të të gjitha zhvillimeve politike në shqipëri. Mua më intereson opozita, dhe besoj ajo do ta bëj këtë në vazhdim, e shoh Ditën si grricëse pushteti, jo  ledhatuese…”.

Faleminderit zysh’ Flora!

 

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Urime, zysh! Jeni Jeni vertet e vjeter sa ëndërrat tuaja të parealizara, por jeni po aq e re sa dhe ëndërrat më të bukura për veten tuaj dhe fëmijët e studentët që keni mësuar. Urimet me të bukura nga një emigrant në vend të largët!

  • Urime për çmimin znj. Flora! Urime të veçanta për një grua që nuk është vetëm e mënçur por edhe e guximshme! Urime për nje zonjë që nuk e pranon padrejtësine,që ka aftesine te ngrihet mbi mjedisin rrethues,qe diti të tregoje me trimeri se politika nuk e sundòn dot intelektualin,nuk e manipulon dot mendjen e tij,nuk ja tjeterson dot mendimin! Me ka mbetur mendja te thirrja juaj trumpetë lufte kunder nje dykëmbëshi politik. Ajo u bë kushtrim lufte për te gjithe shqiptarët e vërtetë te ketij vendi. Ajo zgjoi intelektin e fjetur. Ajo tregoi se luften mund ta fitojne njerëzit e guximit civil. Ajo tregoi se te mos e kesh kete guxim eshte njelloj si te përqafohesh me vrasesit. Juve znj. Flora me kushtrimin tuaj “vrasës”,drejtuar dykembëshit politik vutë qarte kufirin që ndante intelektualet e vërtete nga intelektualët bythlepires të politikës. Ju moj zonje ju perkisni shqiptarëve të ndershëm dhe kjo ështe merita me e madhe e nje njeriu me tru. Edhe njëherë Urime për Çmimin e gazetës që me shume se te gjithe ne,ështe shembelltyra juaj e guximit te mendjes se emancipuar, te çliruar nga servilizmi dhe nënshtrimi politik! Nderime civile dhe ushtarake për ju “profesorja e guximit” !!!

  • URIME per Cmimin Znj. FLORA! Pa dashur te perserit P.Zaimin per aktin tuaj BURREROR, ne mes te Salles se Leksioneve te Fakultetit te Inxhinierise e Deklaruat ‘VRASES’! Lulushin. Bravo i u qofte studenteve, qe u hodhen ne mbrojtjen Tuaj. Pak dite me pas i shpreha Babait Tuaj Urime per BURRERIN Tuaj.

  • Eshte merite e stafit te kesaj gazete, qe ofron panvaresi dhe liri fjale, per te gjithe dhe ska si mos ta gjeje edhe zonja e nderuar Flora, vendin e saj ne faqet e Dites.
    E uruam ate dite per guximin qe tregoi, lur i doli ne balle vrasesit ne bulevard, e urojme edhe sot per cmimin e gazetes.

  • Urime koleges time trime dhe te mencur! Ju uroj jete te gjate dhe te jeshe gjithmone shpate per te prere poshtersirat qe po hedhin valle gjithandej. Urime per mprehtesine qe treguat. Nuk besoj te kete diciture me te gjetur se kjo. Tung kolege trime!

  • Vertet kjo gazet knaq simpatizanet e majt.Kushdo qe flet shkruen edhe pse shpif kundra apozites kta simpatizan mercenar e hypin ne qiell.Si e quani te pa anshme ku 95% e artikujve flasin vetem kunder apozites dhe kryesisht Berishes.

    • O Mark uk! Une kam qene dhe mbetem opozitar, por jo i llojit te stanit te Sali Berishes. Dhe diçka tjeter per te ngushelluar ty: Nuk eshte faji i pasqyres pse objekti perballe saj eshte i shtrember dhei shemtuar.

  • Gjithnjë kam ëndërruar të isha në atë sallë me Ju atë ditë dhe të brofja pas jush e të thosha edhe unë: Ti je vrasës! Jeni një heroinë, njeri i drejtë dhe e kurajës. Ju lumtë, ju lumtë! Dhe pres e besoj që këto fjalët tuaja t’ia thotë një ditë prokuroria dhe gjykata atij dhe atij tjetrit që bënë vrasjet e (pa)fajshme atë ditë janari 2011.

  • E ndjek rregullisht cdo dite gazeten ” DITA ” on line. Sapo lexova per fituese e konkursit tuaj per Zonjen Flora dhe u kujtova per aktin e saj qytetar ne fushaten e zgjedhjeve. E pershendes kete zonje te nderuar, nje intelektuale kurajoze nga e cila duhet te marrim shembull te gjithe ne. I uroj asaj qe ketu larg nga Toronto, Canada gjithe te mirat dhe suksese ne pune dhe ne jete. Faleminderit.

  • Ti zyshe e dalluar mos harro te vazhdosh te lexosh dhe librat e shokut Enver se e ke pasur per zemer dhe mos harro te numerosh dhe vrasjet e shokut Enver ! Nese ne bulevard u vrane 4, ju dhe banda juaj komuniste keni vrare mbi 6000 njerez dhe internuar qindra te tjere ! Beji mire llogarite se je dhe gjeni matematike !

    • Pikerisht tek ajo banda komuniste bente pjese zari Sali qe ti shkon cdo dite dhe merr ushqimin ditor ke halja e tij.
      Kurse kjo zonje ja tha cope djalit jashte martese te Enver Hoxhes, je kriminel, je vrases i tha.

  • Urime Znj. Flora. Jeni e mrekullueshme dhe shembulli me i mire per te gjithe shqiptaret. Ky vendi jone ka nevoje per intelektuale kurajoze dhe te drejte se po e hane krimbat nga mbrenda.

    Jeni e mrekullueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *