E mbylla e ëma në banesë, 13-vjeçarja bie nga kati i 3-të

anazapta

Një 13 vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i një pallati dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në lagjen numër 5 të qytetit të Korçës, ku 13-vjeçarja me iniciale K.D, teksa ka tentuar të dalë nga shtëpia, pasi ishte mbyllur me çelës nga e ëma, është rrëzuar.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se vajza ka zbritur me çarçaf nga kati i 5-të ku banonte dhe deri në katin e dytë ka shkuar gjithçka mirë.

Por, pikërisht kur ndodhej vetëm dy kate mbi tokë, ajo është rrëzuar, raporton Ora News.

13-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *