E mbylli me Italinë, ish-ylli i Kombëtares përfundon në kategorinë e 6

Dita

Ish-lojtari i përfaqësueses, në moshën 35-vjeçare është shumë pranë mbylljes së karrierës së tij në nivelet që i afrohen futbollit profesionist, duke përfunduar ne kategorinë e 6 gjermane.

Bëhet fjalë për sulmuesin Edmond Kapllani, një emër i cili që nga viti 2004, deri në vitin 2014, ka veshur 41 herë fanellën e përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke shënuar 6 gola, 5 në vitin 2007 që asokohe përbënte një rekord. Kapllani ka veshur fanellën kuqezi në fillimin e rrugëtimit të përfaqësueses drejt Euro 2016, por duke u ulur në pankinë dhe veshur për herë të fundit ato ngjyra në miqësoren e famshme ndaj Italisë në Xhenoa në vitin 2014.

Që atëherë, ai nuk ishte më pjesë e saj, ndërsa hoqi dorë edhe nga shtetësia shqiptare për të marrë shtetësinë në Gjermani, ku luan dhe jeton prej disa vitesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *