Si gjithë qytetet e Shqipërisë edhe Durrësi sot vuan “kusuret” e një kohe të vështirë të një kaosi urban në brendësi të qytetit, në periferi, por më tepër gjatë vijës bregdetare. Si gjithë qytetet e Shqipërisë ai është i ndotur nën dhé e mbi dhé. Si gjithë qytetet e Shqipërisë, por ky më shumë, përbmbytet e përbaltet me një vesë shi. Si në gjithë qytetet e Shqipërisë, edhe këtu s’ka punë, ka varfëri, madje edhe uri. Si asnjë qytet i Shqipërisë ai ka një bregdet, një det dhe një rërë që e ka pasur dhe e ka zili bota, por, fatkeqësisht, aq të populluara, sa të kall krupën uji i detit ku derdhen ujërat e zeza dhe mbeturinat njerëzore, rëra e pisët dhe “gardhimi anglez”, që i kanë bërë asaj pronarët e lokaleve, rrëmuja e çdo ore të ditës dhe të natës që të bën me dhimbjmë e koke. E, Megjithatë, Durrësi është Durrës, potencial dhe me peshë ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në të gjithë jetën e vendit, me një port nga më të dëgjuarit në Mesdhe dhe më i madhi në Ballkan, me një histori Antike e Mesjetare të pakrahasueshme dhe të admirueshme në Shqipëri, por edhe më gjerë…
Qyteti 3000-mijë vjeçar që ndodhet në zemër të Evropës krahasohet me qytetet më të mëdha të mesdheut Antik dhe Mesjetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallëndyshasit në shekuj XIII-XI p.K. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë iliret të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin, që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si liman-port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.
“Derë dhe dritare e Europës”
Qyteti i Durrësit në fillimet e tij, u zhvillua me shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin e rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuskë e Dardanë. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulante e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirisë të Ultësirës Perëndimore Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet me zhvillim të gjithanshëm “Derë e dritare” të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimore e njihte si shtet të pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantine.
Në periudhën bizantin, kryeqendra e “Epirit të i Ri”
Gjatë periudhës Bizantine Durrësi, vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provincës “Epiri i Ri”, ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justiniani I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian. Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrative “Ahrondia e Dyrrahut”, formë vetëqeverisëse e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua “Thema e Dyrrahut”, që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngëve si dhe për të përballuar presionet tregtare të Venedikut. Kjo njësi ushtarake-administrative, përfshinte trojet nga Tivari në veri e deri në Gjirin e Vlorës në jug. Ndërsa në lindje kufizohej më lumin Drin.
Mesjeta në Durrës
Me Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap Qytetërimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës së Durrësit nga Bizanti.
Durrësi nën pushtimin osman
Pushtimi Osman pati pasoja të rënda për Durrësin. Qyteti më i madh dhe hijerëndë, u shndërrua në një qytezë më 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Vetëm në shekullin XVII, qyteti filloi të rimarrë vetën dukë u bërë qendër e tregtisë transite dhe skela kryesore Shqipërisë së Mesme. Në reformën administrative të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte një linjë kryesore ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtare.
Durrësi sot
Në qendër të Durrësit, ndodhet Amfiteatri më unik në të gjithë Ballkanin. Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo qytetar Durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët moderne, turistë dhe vizitorë nga e gjithë bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërorë dhe Agjensive të rëndësishme ndërkombëtare. Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrore dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë. Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitarë në zona të virgjëra, studime e master plane, zbulime arkeologjike, si edhe ndërtime të rrugëve të reja në përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomikë financiarë lokale, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre. Përpos gjithçkaje qyteti legjendë i 3 mijë viteve më parë në ditët e sotme është një nyje kryesore e vendit për transportin detar, rrugor, dhe hekurudhor.
Monumente historike
Amfiteatri
Amfitetari i Durrësit është unik në llojin e tij në Shqipëri dhe më gjerë, me vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion, krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha, me kapacitet 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi
Mozaikët
Mozaiku i Orfeut në qytetin e Durrësit është i fundit zbuluar në Durrës. Ai prezanton figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Mozaiku duhet të jetë punuar aty nga fundi i shekullit III pas Krishtit. Në Durrës, qytet, dhe periferitë e tij, janë zbuluar disa nga mozaikët më të bukur në vend, të cilët i përkasin periudhave të ndryshme historike. Përveç mozaikut të njohur “Bukuroshja e Durrësit” që i përket shek. IV para Krishtit dhe është ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë, i vizitueshëm është dhe mozaiku i Amfiteatrit, që vetëm në raste të veçanta hapet, dhe ai i bazilikës së Arapajt. Ndërkohë mozaiku i Hipokampit ose Kalit të Detit, ai i Pallatit të Sportit, mozaiku pranë depos së ujit etj., do të ngelen të konservuar, në pritje të një kohe tjetër dhe të të tjera kushteve për ekspozim.
Durrësi i vjetër…
…nën ujë…
Burimet e shkruara tregojnë për tre tërmete të tmerrshëm dhe për ujin e detit që përmbyti një pjesë të qytetit të lashtë të Durrësit e që herë pas here “ndërroi vendin”. Arkeologu dhe studiuesi i njohur durrsak, Hasan Ulqini, jep të dhëna për fatkesitë dhe inondatat natyrore që ka kaluar Durrësi. Të vjetrit kanë treguar për një mur të lashtë nën ujë në zonën e Currilave, plazhi në afërsi të Durrësit, por që nuk është studiuar. Një mur tjetër është ndeshur qindra larg molit të vogël të Portëzës, ku sot derdhet hidrovori. Rreth dhjetë milje larg bregut, në vijë të drejtë me Bishtin e Pallës deri në afërsi të Kepit të Rodonit, është një zonë e tërë që detarët e quajnë “qyteti”. Rrjetat e hedhura këtu herë pas here kanë nxjerrë dhe objekte të lashtësisë, amfora, solene, fragmente arkitektonike etj. që dëshmojnë për një Durrës të lashtë nënujor.
…dhe nën pallate
Durrësi ka një specifikë të veçantë, ai shtrihet i gjithi mbi qytetin e vjetër. Jo vetëm tani, por edhe në shekuj e vite historikë, në qyetërime dhe periudha të ndryshme ndërtimet janë mbivendosur mbi gërmadha dhe zona arkeologjike. Në çdo kohë ndërtimet e reja kanë paraqitur rrezik arkeologjik për qytetin. Mendohet se shumë thesare fshihen ende nën themelet e ndërtesave të vjetra. Por është për të ardhur keq se në “vitet e demokracisë” Durrësi është “masakruar” nga ana e objekteve kulturore. Shumë objekte arkeologjike janë shkatërruar natën për të hedhur themelet e pallateve të reja. Ndërtimi në Durrës është një çështje me ndjeshmëri të madhe, pasi përmban konflikt të madh interesash midis arkeologëve dhe studiuesve dhe ndërtuesve apo pronarëve të trojeve përkatëse.
Gjiri i Durrësit, i gjithi plazh
Gjiri i Durrësit është 18 km i gjatë dhe 3.8 km i gjerë duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke përfunduar tek Kepi i Bishtit të Barbaut. Durrësi ofron një vijë të bollshme bregdetare me një numër të konsiderueshëm plazhesh, lokalesh e argëtimesh të pafund, deri në Kavajë, ku ndodhet një nga vendet më të pëlqyer për plazhin e të rinjve “Shkëmbi i Kavajës”. E gjithë vija bregdetare e Gjirit të Durrësit, veç pjesës së qytetit ëshë e kthyer në plazh, një ndër plazhet më interesantë dhe modernë ku çdokush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Shumë pranë Tiranës për gjithsecilin është një zgjedhje e shpejtë dhe e leverdishme. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, apo shqiptarët e Malit të Zi, të cilët kanë ngritur edhe biznese e vila pushimi aty. Autostrada që lidh qytetin bregdetar me kryeqytetin bën që atje të shkohet mjaft lehtë, pavarësisht trafikut që me stinën e verës vjen e rëndohet, kryesisht nga dyndja e pushuesve dhe mbërritja e refugjatëve. Ajo çfarë të shtyn drejt pushimeve në Durrës, është edhe mundësia për të njohur historinë e këtij qyteti të lashtë.
Porti i Durrësit
Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,4 km² dhe një akuatorium prej 0,67 km². Kanali i hyrjes është 9,5 m i thellë, 40 m i gjerë dhe 1,2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operues nga 6,6-11 m të thella më një gjatësi rreth 2.200 m. Sipërfaqja totale për depozitimin e mallrave është 270.000 m² nga të cilat 27.000 m² janë të mbuluara. Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave mineralëe, karburante, çimento dhe artikuj të kategorive të ndryshme. Në port gjendët dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një nga kalatë me gjatësi 186 m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90 m. Në këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete më 600.500 pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra. Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimore. Përveç kalates dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të konteniereve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre. Porti i Durrësit ka përfituar gjithashtu një kredi prej 17 milion euro nga Banka evropianë e Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare nga të cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe automjetesh. Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut. Durrësi është një ndër qytetet e të gjitha llojeve të transportit. Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeurat ballkanikë të komunikimit të perëndimit më lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Ky port është më i madhi në vend, i cili mbulon rreth 85 % të import-eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishmi në Shqipëri për transportin detar të udhëtarëve.
Lajmi më i fundit
Pardje Ministria e Kulturës në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit kanë mundësuar dëmshpërblimin e banorëve që jetojnë mbi amfiteatër për t’i krijuar mundësi gërmimeve të mëtejshme për zbulimin e plotë të tij. Banesat e ndërtuara dekada më parë mbi arenën e amfiteatrit antik, prej vitesh ishin bërë pengesë për zbulimin e plotë të tij. Me largimin e tyre, arena e amfiteatrit do të hapet plotesisht, duke u kthyer ndër sitet me atraktive për t’u vizituar. Gjithçka do të kryhet në mënyrë të kujdesshme, që të mos ketë asnjë lloj dëmtimi, për zonën arkeologjike.
Keto palmat i ka marre Vangjushi nga autostrada Tirane – Durres apo ai ka bere tenderin per te dyja?
Qe Durresi te jete hijerende e madheshtor, kjo do jete ndonje qoke qe i beni Gjushit. Durresi o gazetare, eshte nje geto e madhe, e piset dhe shume e varfer. Durresi vjen era kanale dhe plazhi eshte i qelbur.
Dhe sigurisht, per mete gjendje “merita” eshte 100% e Gjushit dhe e Rilindjes.
kjo eshte rilindja e duhur dhe punet reale per shqiperine dhe qytetaret.projekte te realizuara ne te mire te qytetit
gjushit duhet ti jepet nje tjeter shance sepse kur ai punoi 8 vjet me pd dhe beri gjith ate pune per durrsin,e jo me tani qe ps ka dhe pushtetin qendror,do kete supoermbeshtetje per superprojektet e durrsit.
Ke te drejte Grey,shumica e komentuesve qe i thurrin lavde ne komente jane durrsjane disa vjecare qe i pruri me ngut berisha dhe qe i kthyen tani krahet.Me palma ne qender dhe pa asnje kosh pleherash dhe asnje neon ndezur prej nje viti jo me larg se 1 km nga qendra,Tre here eshte financuar rruga nga pallati i kultures deri tek ish-hotel durresi…shkoni ne shkollat 9-vjecare dhe do shihni se sa madheshtor eshte durresi yne.Durresi qe ne dimer kur bie shi makinat ecin si gondolat ne venezia, ish-lulishtja e 1 maji qe u betonizua komplet ne mijera metra katrore.,lulishtja para muzeut qe u prene te gjithe pemet dhe u bene lokale per kafe ,viza te bardha qe zhgarraviten vetem kur ka zgjedhje,kryetar bashkie qe 4 vjet luan kumar dhe punon gjoja vetem per nje muaj .Akoma do ja shplani trute popullit te durresit??.Keto perralla thojani durrsakeve 3-6 mujore dhe jo vendalinjve mbi 50-80 vjecare ..Keta gazetare qe shkruajne sot per durresin e pushtuar nga popullsia me e prapambetur e verioreve,lindoreve dhe fshatareve jugor te kujtojne per servilat qe shkruanin per fitoret e medha te socializmit ne kohen e dulles ne gazetat si puna,bashkimi,luftetari e zeri i rinise..Keqardhje per te djathten qe nuk gjen dot nje figure qe te mposhte per heren e trete radhazi te majten dhe Dakon e lodhur dhe te korruptuar…
Nuk eshte e vertete qe durresi eshte porti me i madh i ballkanit…hiqni dore nga te “berit qefin vetes” durresi eshte qytet i shkaterruar…Monstra Berisha e beri si surratin e vet. Rremuje tip kandahari…pisllek dhe zhul si kudo , edhe ajo hekurudhe qe ishte eshet per faqe te zeze…nje stacion treni qe te ben te qeshesh dhe te qash. turp qe akoma i beni qefin vetes dhe nuk shikoni te verteten ne sye te punoni te pakten ta ktheni ne normalitet kete qytet qe po e shkaterroni perdite. Shpresoj qe Rama dhe ekipi i tij tew vene ne binare zhvillimin e ketij qyteti dhe te mos bekne bkla bla bla kot si porti me i madh i ballkanit dhe qyteti me i rendesishem i botes…e pordhe me rigon alla shqiptar.
Si ish banor i qytetit te Durresit, e njohe shume mire gjenezen e qytetit ku kame lindur.
Pretendimi se Durresi eshte nje qytet i ndertuar nga Iliret nuk eshte gje tjeter porese thjeshte nje lajthitje mendore qe nuk ja vlene per te diskutuar.
Akademiku Britanik Peter John Rhodes qe eshte profesor ne Universitetin e Durham ne veri-lindje te Anglise, i specializuar per institucionet politike te Greqise antike, ka dokumentuar se qyteti i Durresit ishte themeluar ne shekullin e 7 para krishterimit nga koloniste Greke qe vinin nga Corinti dhe Corcyra.
Per historine e metejeshme nuk dua te zgjatem, kush eshte i interesuar mund te lexoje ne faqet e internetit, qe pa dyshim nuk jane shkruar nga lapangjoze te tille si ky ose kjo “gazetar” qe merren me dokrra ose muhabete pijanecesh.
Per te tjerat ne lidhje me qytetin ku kame lindur dhe rritur nuk ja vlene te flasesh, ne shoqerine e soteme te politikes shqipetare te ketyre 25 vjeteve te vjene per te vjedhur kur mendone se me cfare larosh kemi te bejme ( PS ose PD etj).
E ka treguar Plini më mirë historinë. Prandaj dokrrat me grekë nuk na bëjnë më përshtypje!
Durrësi është një Kathastrophe shkak se bashkia e qytetit, politikanë, Berisha, Bykylbashi, Vangjush, Dako, Lefter Koka, Ilir Meta, PS Mafia, politikanët e Tiranës janë budallenj talibanët. Posta Kathastrophe, ndërtimet pa leje në teatër romak, Currilla, Rruga Taulantia, ka ligësi moderne nga idiots
Mirnjohje per Krye bashkiakun e Durresit Zotin Dako . Populli thote ” Mos i shiko Gunen , por veshtroi Punen ” Edhe floriri i vogel eshte poe eshte ” Gur i Cmuar ” Ky duhet te votohet per edhe kete mandat , mbasi nuk mundet te punoje kjo qeveri me nje ” Zonje a Zoteri i perzgjedhur nga Gjarperi i Vdekjes , Mortaje e Shqiperise e Shqiptareve , Ai gjarper i zi , njeriu i shkaterimit e gjemave , aferave , korupsjonit , shitjes se vendit e kolonizimin , mos qofte kurre e thene . Eshte zgjidhja me e gabuar , vertet fatalitet per gjithe zhvillimin e vendit . Shqiperia sot nuk ka nevoje te qeveriset nga nje Doktori – Mami , i cili fare mire ti perkushtohet profesjonit e bisnesit te tij Miljona Dollaresh te ngritur me familjen e tij , Une do i sugjeroja Gjithkujt te beje beje ” Nje pune ” dhe ta beje si duhet ate , prandaj ai zoteria ” Eqimi i Nderuar ” i perzgjedhuri i Eqimit te Vdekjes me Strofull ne ShQUP . duhet refuzuar , eshte kandidat i pranueshem por i pozicionuar me Humbesit e Neveritur tashme per Shqiptaret e Nderkombetaret . Nuk ka nevoje Shqiperia e Shteti per njerez , ” individe cudi beres qe premtojne se do bejne “Veze te Kuqe ” se keta do mundin te bejne cudira , pa mbeshtetjen e Maxhorances Politike , dhe se po munden te Votohet ” nuk do japin llogari ne Qeveri e Maxhorancen e saj , por do mare porosi e kete mbrojtje nga Shqupi e Gjarperi e perbindeshi e ndodhur ne krye atje . Dhe ja shikoni Lulin , ” Kryetarin Honorifik ” i duhet te jete ne krye te Bashkise se Tiranes prej ku edhe paguhet , por ka zgjedhur ta braktise e te mos Nenshkohet ? dhe te shikohet si ata qente e rrugeve qe ” lenin e kakarisin ” per politiken e madhe qe do bejne , ne se i voton dikush keta Kellira me zgjedhjet e vitit 2017 . Duke mos bere llogari dhenje per punen e pergjegjesine qe duhet te ballafaqohet , qofte dhe me cfare do beje ne kete detyre . Kesaj i thone se keta Nastradine ” Tregojne tiganin e vene ne zjarr kur peshku lundron i dete ne det “! Vota per Aleancen e Aleatet e saj : Per Shqiperine Evropiane , eshte edhe nje garanci me shume per Sh . B . A , Gjermanise etj . Deshmi domethenese e madhe eshte kreditimi i kesaj Maxhorance e kesaj qeverie me 1 . 2 Miljarde $ mbeshtetje e duhur per kete qeveri e reformat edhe me dhimbje te detyrueshme te kryera prej saj .
Ja dhe kocoja qe i shpreh mirenjohjen Dakos per shkaterrimin e Durresit dhe me siguri uron qe te fitoje perseri mandatin per ta shkaterruar ate perfundimisht.
Madheshtor dhe hijerende?
cfare sarkazme? Durresi mund te ishte bere nje qytet terheqes per investime dhe nje vend i bekuar per durrsaket, qe iu duhet te jetojne jeten ne ate qytet,,,,,nese nuk do kishin qene keto 25 vjet, qe kane shkaterruar gjithcka qe ia vlen te permendesh ne ate qytet.
Nje qytet pa sistem kanalizimi, qe kudermon dhe helmon gjithkend, uji i burimeve te te cilit nuk mund te perdoret sepse eshte i fekalizuar teresisht, me nje vije bregdetare te masakruar dhe betonizuar, me nje cilesi ujore te adriatikut, te urinizuar dhe fekalzuar, qe do duhen 50 vjet se pakti per te patur shenja permiresimi. Ky eshte Durresi yne MADHESHTOR dhe HIJERENDE.
Mos fluturoni me pras ne b……. more “gazetare shqiptare”. Perpiquni te qendroni dhe te pershkruani realitetin. Eshte hapi i pare i domosdoshem, per zgjidhjen e problemeve.!!!
Durresi nuk eshte madheshtor. Eshte vetem nje pirg plehrash me shume, ne ate realitetin tone te deshtuar. Ky Durres, duhet shpetuar nga duart e matrapazeve, per ti shpetuar cfare mund te shpetohet nga shkaterrimi cerekshekullor.
Kush eshte ky gazetat?
Po ju tregojme pak:per turizm njerezet ne bote Kane 1 muaj,te çilin e ndanje nje pjese veres,nje pjese dimerit,pra i bje 15 dite per shembull nje udhetim ne shqiperi:Sapo kalon kufirin fillojne problemet:duhet per ate kalim kufiri te humbish diten ‘pra nje dite ne ardhje nje dite ne largim!Viziton Durresin?cka me pa:amfiteatri i lojit te vete sigurisht:nje germadh me asnje nderhyrje qe duhet ta shikojsh perte grillage!po per kete prej portait e tek amfiteatri ke humb nje dite!ecish pak déri tek plaza e festivalit te kinemas,edhe pos disa suites libéra te vjetra asgje tjeter nuk ke!Zhurmepo,papasterti po,in di ka tone per turistet Jo se Jo edhe duhet te pyesish rruge rruge ku eshte se signalistika turistike eshte inexistente!Museu, i mbyllur kur e gjehesh!
Per cka vine turistet ne Durrës duhet te pyesni veti :per moisi un:asnje gjurme per te,per ville e mbretit,eshte mozo ma keq,per trashigimin romaine apo greke ?ku ta kerkojme,per pjesen ‘italiane’ po nje rrugice ndoshta ka alla pak charme italian apo Francezet te para luftes,per te tjera masaker i vertet qe vetem cudit njerezimin! Pastaj pervoje kur je i huaj me gjet plazhet nga qendra e durresit kur nuk ke automjet!…ligna autobus pa asnje shenje sepse mendoni se gjithe vota e di se ligna tek plepat Japon ka plazha!…edhe kur merri n ne plazh duhet te rezikojsh njeten per me kalluar n’anen tjeter!
Touriste do keni,ndonje shqiptare nga vis et perreth…po tourisme te qendrueshme kur Jo se nuk kthehet asnje turist aty d’y here!
Perse thone: O Durresak torollak, puno javes futja taves?!
Gjithe durresaket duken si Redi Myshketa. I mungojne vetem brekushet dhe qeleshja…..
Gjushi, apo me mire betonadhuruesi (kuptohet qe preferon betonin se e prodhon vete) nuk u mjaftua vetem me betonizimin e plazhit dhe qytetit, por i hyri pa asnje lloj leje apo plani edhe detit, duke ndertuar tek Currilat edhe nje shkallare pa pike lezeti, alla Gjush kaçarrumi. Nderkohe qe disa vite me pare familja Koka i hyri detit me pista dhe pishine, dhurate nga Gjushi kjo Leje ndertimi (gjithmone nese kane nje te tille). Keta kasape te urbanistikes duhen larguar
me vote nga
po shkatrrojne cdo gjo qe kemi s na lan asi gjo i vraft i modhi zot
Kete qytet qe e shkaterroi komunizmi e ndertoi madherisht sal-uk-ari-zmi.Keneten qe e mbyste deti e perroi, Sal-uk-ari-trapi ,me ardhacake e mbushi, e superpopulloi. Pasi diellin Ferdiferri e permiresoi, Sal-uk-ari-trapi ujerat e zeza i shtoi,reren e plazhit e privatizoi. Pasi e çoi kete qytet ne kohen e qerpiçit,tokat matane Spitalles ia fali Fazlliçit dhe çfare ka mbetur pa u bere prone e Xenit e Gites do t’i jepet Grides. Çfare i mungon Durresit, pastertia, pasuria, klima, do t’ia sjelle kandidatja e re e shqup-it te Lulushit,Dudumeqina.
Shume e theksoni se deti eshte pis. Pisa jane ata qe nuk shohin se qe ne kohen qe rafmetliu OLLDASHI inaguroi linjen e pastrimit te ujrave te zeza dhe kolektori i ndertuar ka hyre ne pune qysh para 18 muajve NUK ESHTE ME PIS DETI I DURESIT,por jane pois zemrat e atyre qe duan ta denigrojne. Shkoni hani MUT ne RIVIERE se atje del sheshit.
Durresi sot; Nje çorganizim urban i organizuar,nje katrahure e pashembullt e ndertuar nga injorantet e ketyre 25 viteve. Nje turp i madh! Durresi duhet te kthehet ne identitet te pakten pjesa bregdetare e tij,plazhet!
Ka te drejte malesori qe i duket Durresi si Bosfori sepse salaristet e shpellave zgjohen nga kenget e gjelave dhe pasi kalojne aren me plisa turren pyllit me pisha ku uleret Salaribisha. Kur shohin Salariun, qe vret, vjedh e mbush trasten, u duket shpellareve se kane gjetur parajsen. Kur shohin Xenin qe eshte pasuruar me drogen e seksin,turren pas tij te bejne brenda fisit incestin.Kur shohin pasurite e medha te Gites, turren pas saj te gjejne mrekulline e shtriges. Kur shohin ecejaket per vota dhe degjojne zerin e ngjirrur te Lulashit, turren tek shqup-i por çorba eshte ngrene prej Lul-Sal- Beri-Bash-it.