Futbollisti me kombësi shqiptare që preferoi të përfaqësojë Kombëtaren Belge, Adnan Januzaj, duket se ka lënë pas periudhën negative që përjetoi muajt e fundit, si në lidhje me përfaqësuesen, ashtu edhe te Borussia Dortmund, ku u hauzua për një sezon të plotë, por qëndroi vetëm pak muaj, për tu rikthyer sërish në Angli.
Pasi realizoi një debutim perfekt që pas rikthimit nga Dortmundi te Manchester United, në ndeshjen e luajtur me U-21 të “djajve” ndaj Southampton, ku realizoi plot dy gola në fitoren 4-0, i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, tashmë është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Van Gaal, për ndeshjen që ekipi i parë i Manchester United do të zhvillojë më datë 23 janar në Old Trafford.
https://youtu.be/i95Yo028xMk
