Letër e nënshkruar Sh. Maliqati, Durres E nderuar gazeta “Dita”, Me pelqeu qe ne titull shkrimi i gazetares Mira Kazhani per Rolanda Dhimitrin. Aty mesova edhe per vdekjen e saj. E meritonte Rolanda ate shkrim. E njoha gjate viteve 1986-1990 kur ishte deputete e Kuvendit te Shqiperise. Diskutimet e saj ne Kuvend dhe Komision degjoheshin me shume interes dhe dukej qe ishte grua me horizont te gjere. Kisha vite pa e pare Rolanden e pa ditur gje per te. Por, pa pritur u rishfaq mbas vitit 2009 me disa shkrime ku kerkonte te dilte e verteta per vdekjen aksidentale te vellait te saj Kosta Trebicka. E perjetova dhe une dhimbjen e saj, sepse me kujtonte vdekjen e parakoheshme te vellait tim. Gra si Rolanda i bejne nder vendit. Ndonese ne mergim, larg te afermve, miqve te shumte dhe Tiranes se saj te dashur ajo nuk ka rreshtur se punuari dhe gjithnje ne rritje te aftesive profesionale te saj. Ja, keta jane njerezit e mire e punetore qe nderojne veten e tyre dhe te bejne te jesh krenar per ta.
