Rrëmbehet dhe përdhunohet e mitura, do trafikohej në Francë  

anazapta

Dhjetë ditë horrori ka kaluar një vajzë e mitur nga Shkodra, e cila pasi u mashtrua me qëllime prostitucioni, u rrëmbye dhe përdhunua, teksa u skllavërua e fshehur në një bodrum të Godinës nr. 5 në Qytetin Studenti, në pritje të trafikimit në Francë. Por policia ka arritur që pas denoncimit të familjarëve dhe shpalljes në kërkim të 16-vjeçares prej një jave, të lokalizonte vendndodhjen e saj nëpërmjet të dhënave operative dhe ta shpëtonte. Policia e Tiranës konfirmoi dje shpëtimin e të miturës me inicialet M. S., ndërsa vuri në pranga dy vëllezërit e dyshuar Marash dhe Lekë Zojza, të dy banues në Shkodër.

Policia konfirmoi se dy djemtë nga Shkodra, Marash Zojza dhe i vëllai i tij, Lekë Zojza, pasi mashtruan të miturën, e rrëmbyen me qëllim trafikimin e saj drejt Francës. Qëllimi i tyre ishte shfrytëzimi i të miturës për prostitucion. Ndërkohë që prisnin daljen e pasaportës biometrike, djemtë e kanë mbajtur atë në bodrum në godinën numër 5, në Qytet Studenti. Aty e kanë skllavëruar dhe përdhunuar sipas dëshmisë së vetë 16-vjeçares. Madje edhe e kanë kërcënuar me jetë nëse do të bërtiste dhe kërkonte ndihmë. Ata kanë përshtatur bodrumin si një vend të fshehtë për të mbajtur të miturën….

 Shkrimin e plotë  mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA. 

 

Share This Article
11 Comments
    • Keto kafshe duhen djegur me benzine…demini perjete eshte pak per keto edhe sikur ti perdhunoj i gjithe burgu per tmerrin qe kane bere me nje vajze te pambrojtur e te mitur…uroj qe motra, mamaja apo kusherirat e tyre te kene fatin e vajzes fatkeqe te perdhunuar nga keto kafshe.

  • dakort me aliun. Ligji duhet te jete teper i rrepte me persona te tille qe grabisin femra, u kufizojne lirine me kane qellim shfrytezimin dhe skllaverine e tyre.

    Pergezime policise per punen operative dhe kapjen e keqberesve.

  • Pse te mos i rishikojme dhe nje here denimet penale me referendum ?!…

    Europa s’na thote gje, pasi s’na ka ne refene…,por ne te kemi vetveten pasi kemi dale nga udha e zotit …

  • Por ata do te paguajne gjykatesit dhe do te dalin te pafajshem.
    Ku ishe? Asgjekundi.
    C.fare bere ? Asgje
    Selanik dhe tatepjete,sic ka qene,do te jete.
    Fatkeqesi per ne qe jetojme ne kete fare Shqiperie

    • Për mònstrat “zojza” i mbetem opinionit qe dhashë dje megjithese dikujt mund t’i duket ekstrem ” fshirje pa nam e nishan nga faqja e dheut”? Krimba si këta duhet te venë atje ku rrinë krimbat? Nëntokë dhe sa më thellë të jetë e mundur!!!?

  • KETA DUHET TE VAREN TE GJALLE.

    KESHTU ZGJIDHET KJO PUNE.

    U VAREN DY VETA NE 1993 NE MES TE FIERIT DHE RA QETESI QYTETI PER 3 VITE.

    VARJE NE LITAR.

  • un them qe keta dy vllezer ti vene te perdhunojne njeri tjetrin dhe mbase kuptojne dicka nje mbase e madhe

  • o popull mos folni kot kur nuk dini asgje,mos degjoni gazetat dhe lajmet ca thojne se jan te gjitha genjeshtra.se ato dy vllezrit i njof shum mire dhe nuk jane nga ato ce grabisin femra.ajo esht ne spr k***e dhe ka desht vet me ik ne franc per prositut,pastaj lojen e kan lujt te tjeret por kto kan mbet viktima..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *