Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona mes tyre një e mitur të cilën e shfrytëzonin për prostitucion.
Mësohet se njëri prej të arrestuarve është Emri Dashi 21 vjeç i cili akuzohet se shfrytëzonte të miturën me iniciale P.B. të cilën e kishte të dashur.
Sipas hetuesve Dashi e shfrytëzonte 17 vjeçaren së bashku me të atin e tij Muli Dashi, ndërkohë që në momentin e arrestimit 17 vjeçarja po kryente marrëdhënie seksuale me 2 persona.
Skema është zbardhur kur policia u vu në ndjekje të automjetit tip Fiat me targa të Tiranës 3571 S, i cili shërbente për të dërguar 17 vjeçaren tek klientët. Gjatë ndjekjes së automjetit u konstatua se në një nga hotelet e periferisë së Tiranës në zonën e Bërxullit, 17 vjeçarja ishte në dhomë me dy persona të tjerë.
Sipas policisë dy të arrestuarit personat me iniciale E.Reka dhe E.Haxhiaj, po kryenin prostitucion me të miturën.
17 vjeçarja u ka treguar uniformave blu për takime me politikanë apo dhe biznesmenë në kryeqytet.

Degradim e degjenerim total i shoqërisë shqiptare!? Nxirini emrat e politikanëve dhe të bisnesmenëve bastardë të këtij lajmi. Ta marë vesh gjithë dynjaja çfarë zagarësh politikë dhe kone bisnesi ka ky vënd!? Nxirini bastardët në mos sot nesër por, jo hiç? Nxirini !