E moshuara që u bë e njohur për opinionin publik ne rrjetet sociale për gjobën 500 lek që mori nga Policia Bashkiake për tregtim në kushte jo të përshtatshme, pas denoncimit që kishin bërë banorët e nje pallati ne rr. Myslym Shyri, nuk do duhet më që të endet rrugëve të Tiranës për të shitur produktet e saj.
Nga sot ajo ka siguruar një vend në tregun e ri të fruta-perimeve që u përurua paradite nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Njësinë Administrative Nr.3.
Një ditë më parë, duke marr shkas edhe nga ky rast, Bashkia e Tiranës deklaroi se po punon çdo ditë për të hapur sa më shumë tregje të reja me standarde ne higjiene dhe infrastrukture, si dhe për të krijuar mundësi e kushte optimale për të gjithë tregtaret që vijnë për të shitur produktet e tyre nga jashtë Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj tha sot se bashkia po punon për rikthimin e hapësirave të zëna publike qytetarëve të Tiranes, si dhe po krijon tregje të reja që askush të mos shesë më në trotuare dhe rrugët e qytetit. “Sot në Njësinë nr. 3 kemi hapur një treg dinjitoz, me ndriçim, strehë dhe higjienë.
Po bëjmë maksimumin që t’i përgjigjemi çdo ankese të qytetarëve, ambulantëve, por jam i vendosur që Tirana të mos jetë më mesjetë, ku shitet kudo, ku bllokohet çdo rrugë. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, nëse doni të ndihmoni tregtarët, ejani e bëjeni pazarin në tregjet e bashkisë, blini ushqime bio dhe që shitën në mënyrë higjienike”, tha Veliaj.
Për këtë arsye, bashkia ftoi të gjithë ata qytetare që kanë zgjedhur të jetojnë duke tregtuar që të shfrytëzojnë 1 nga 16 tregjet ekzistuese në Tiranë.




Ishin msu nkohen e sales shisnin neper trotuare me gjol ku kalojn qen e mace derra e dosa.. Si ne kabul..
Bravo Erion !Me vjen keq qe shoh shum mendime e komente te njerezve qe e hedhin poshte punen e Erionit.Ky rast u be publik e ai nuk hezitoi per ta zgjidhur.Kur e zgjidh ne shqiptaret themi eshte fallco,kur se zgjidh si rast prap fajin e ka kryetari.E ka fajin Erion Veliaj se do ta beje kryeqytetin model! Cdo gje duhet te jete ne vendin e vet.
Te gjitheve na dhimbsen njerez si kjo nena ne foto qe dalin e shesin rrugeve, e dime qe nuk jane aspak mire nga gjendja ekonomike por edhe te shesesh keshtu ne rruge nuk eshte aspak mire. Jo vetem qe nuk eshte estetike por edhe nuk ka kushtet me minimale te higjenes dhe pikerisht ne qe na dhimbsen keto njerez pikerisht ne vuajme nga keto produkte qe blejme.
Ashtu eshte, dh3 jo vetem nona po edhe ne qe punojme te bashkia jemi sh te kenaqur me erjonin. Une mira shqipja astritu dhe te gjithe ca jemi ne bashki jemi te kenaqur me punen e erjonit sepse po ul taksat po investon ne vende pune, po ben sheshe dhe parqe dhe spo lejon asnje leje betoni ne tirane.
BRAVO VELIAJ. SHQIPERIA PO RILIND EDHE PSE NE MS TE TCURNAMIT. FEMIJA DO TE LINDE I SHENDETSHEM E JO ANTIKAPATE.
Bravo dhe nena kuptoj qe esht gabim te shes ne rrug sepse dhe produktet ndoten nga pluhuri i makinave dhe as konsumatorit nuk i ben mir kjo gje ..dhe Erjoni me mirsjellje pranoi te paguaj vet gjoben dhe ta sistemoj ke tregu i madh …fundja aty esht vendi pershtatur…bravo dhe respekt.
Edhe ajo e kuptoi se duhet te shesi ne treg dhe jo ne rruge….
Kur punon per popullin ai te do dhe te respekton
Kur punon per popullin ai te do dhe te respekton.
Tani shite venin Mume,jepja ndonje tregtari,se mbaroi sezoni spinaqit!
Hedhja e gjobes ne rrjete sociale ishte bere nga ai qe lajmeroj bashkin per shitje te shkallet e pallatit dhe komentuesat fanatiko-salinian ju sulen Bashkise me nje mllef e”dhembsuri”per plaken qe genjeu per identitetin policin.Erjoni beri gabim qe po u mor vecmas me cdo shkeles ligji e rregulli sdo kete kohe te zgjidh 100 hallet e Tiranes.
Edhe socialisti ma idiot e kupton ket loj prej kalamajsh.
Asnje faj nuk ka Erjoni, ligji esht I barabart per te gjithe. Nese do qe te shese mund ta bej tek tregu ashtu si te gjithe.. Habitem me njerzit neper komente qe gjoja ju vjen keq, kur jan pikerisht njerzit qe kishin lajmeruar policin qe kjo nene shiste posht pallatit te tyre unsure emoticon
Po cfare keni shkruar more ushtaret e Erionkes!!! Ajo nena e shkrete as qe e mori vesh se si u perfshi ne gjithe kete zallamahi mediatike e as qe ia ndjente per Erione, politike etj. Ajo e shkreta mendon cdo dite se si te nxjerre leket per te mbajtur familjen. Nuk ka pranuar te shkoje tek tregu i bashkise sepse ajo nuk ka aq sasi te madhe malli per te shitur. Mos ia fusni kot e te perdorni per propagande politike hallexhinjte se eshte krim. Perpiquni t’ia lehtesonbi hallet e jo t’u coni skuadra me police sikur te jene kriminele. Nuk zgjidhen hallet e njerezve me propagande mediatike pasi me ligje i keni masakruar duke i lene ne meshire te fatit.
http://www.panorama.com.al/nene-zylja-rrefehet-ja-e-verteta-e-emrit-tjeter-ne-gjoben-e-bashkise9/