Email nga adresa
Ndërsa në rrjetet sociale, në bisedat tona e në media, pjesën më të madhe e zë dhimbja dhe vlerësimi për Vaçen tonë të madhe, një “gojë” publike e njohur për vrerë e helm, po vazhdon të bëjë “non stop” politikë me mallkime, sharrje, shpifje, denigrime, kërcënime. E kam fjalën për “gjuhën” e Sali Berishës. Nuk pushoi as në këto ditë, kur shqiptarët po përgatiten të përcjellin me heshtje Vaçen. As në kuvend, (séanca ishte diten e lajmit të ikjes së Vaçes nga jeta) “gjuha” e tij nuk heshti. Foli për përdhunime femrash me SIDA, për shpifje e denigrime idnivdësh, për moral familjarësh të politikanëve.
Ky plak, shpirtërisht i lig dhe totalisht i rrjedhur, i sëmurë me “sponliatroz” në tru, nuk e frenoi “llapën” e tij të helmimit publik, të paktën as këto 24 orë “kortezie” sa të përcillej Vaçja. Po të shikosh statusin e plakushit të PD në “FB”, gjen një ngushëllim për Vaçen, të “zhytur” në një “pusetë’” sharrjesh, shpifjesh, intrigash, mallkimesh, kërcënimesh, përgojim femrash, thirrjesh për trazira e gjithfarrësoj brockullash e ligësish që prodhon një mendje e rrjedhur, që i transmeton një “llapë” e shthurrur dhe i publikon një dorë e ndotur me krime.
Shqiptarët, do t’ia njihnin si “kontribut historik” këtë heshtje! Por ai nuk njeh norma njerëzore. Aq ka shkarrë ky njeri, sa nëse ju kujtohet, në 1 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, në preteksin e ditës së verës në 14 mars, organizoi koncert të madh festiv, paçka se ndër 26 viktimat e biznesit të djalit të tij, ishte dhe baxhanaku i tij.
Mbase e mbledhin ata të familjes! Se mjekët, dihet që nuk i bëjnë dot derman prej 40 vitesh!
