E ngacmoi seksualisht, Taylor Swift i merr një dollar

DITA Online

Taylor Swift fitoi betejën ligjore me DJ, David Mueller pas akuzave të këngëtares se ai e kishte ngacmuar seksualisht gjatë shkrepjes së një fotoje në një koncert në vitin 2013.

Beteja 4-vjeçare gjyqësore përfundoi me fitoren e Swift, një fitore morale për këngëtaren, pasi nga ana financiare ajo kërkoi dëmshpërblimin simbolik prej 1 dollar ndaj Mueller.

Bëhet fjalë për një foto të shkrepur në vitin 2013 gjatë një koncerti të këngëtares në Denver.

Sipas Swift, gjatë shkrepjes së imazhit, David Mueller i vendosi duart tek të pasmet e saj, poshtë fustanit.

Fotoja ku ka ndodhur sulmi seksual ndaj Taylor Swift

Vetë Mueller kundërshtoi pretendimet e Swift dhe gjatë betejës gjyqësore ngriti një kundërpadi duke e akuzuar këngëtaren se padia e saj i kishte kushtuar vendin e punës dhe karrierën si DJ.

Megjithatë, gjykatësit refuzuan padinë e Mueller dhe në fund i dhanë të drejtë Taylor Swift.

Share This Article
1 Comment
  • Me garanci 100% prespektiven e ka per tu ba President i Amerikes,nese hedh kandidaturen ne fushaten e rradhes 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *