SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA! Në emisionin Fiks Fare të dt.25 Tetor pamë të transmetohej jetesa në varfëri ekstreme e dy familjeve në një fshat të Dibrës, dhe për një tjetër në një fshat të Burrelit. Ma merr mendja se kush e ka parë ka mbetur i shokuar dhe pa ndonjë koment, por thellësisht i vramë në shpirt. E paimagjinueshme ku fëmijët në atë moshë s’dinin as të shkruanin e as të numëronin vitet e veta, të lindjes së tyre.
Kjo është mbi të gjitha një akuzë e rëndë për qeverinë Berisha që kontribuoi fort në rritjen e analfabetizmit duke i paraprirë një rritje të fukarallëkut të paparë. Është në kontrast të madh ajo që thoshte znj.Jozefinë se me stabilitetin tonë ekonomik ja kalojmë edhe Gjermanisë, kur pamjet në ekran sillnin një mjerim më keq se Migjenian në kontekst me kohën ku jetojmë. Kapardisja e znj.Topalli nga njëri ekran në tjetrin, nga njëri shesh në tjetrin apo dhe nga karrikja e Parlamentit, po kështu dhe e ministrave me në krye Berishën, do të thotë që atyre pak ua ndjente për gjendjen e mjeruar që thellohej çdo ditë e më shumë.
E ngatërronin qeverinë dhe Jozefinën kontot e tyre bankare që vinin me rritje çdo muaj, dhe ndoshta mendonin se automatikisht rriteshin edhe të ardhurat e shqiptarëve. Vetëm po të kujtojmë sarajet e Jozit, na vjen neveri nga shtirrrja në fushata kur u rrëmbente puthje e përqafime grave e fëmijve. DITA na i ka dhënë edhe me foto këto saraje që tregonin se të parët nuk ishin populli, por qëllimi final borgjezimi i kësaj kaste të paskrupullt që shpresojmë të ndalet dhe ndëshkohet pas 23 Qershorit.
