Pas shpjegimeve për SPAK-un, këtë herë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një tjetër video ilustruese.
Selia diplomatike përmes videos shpjegon organin tjetër të drejtësisë, Byronë e Hetimit.
Ambasada shkruan mes të tjerash se Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK dhe se është e ngjashme me FBI-në amerikane.
“Në shumë mënyra BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara”, thekson ambasada.
“Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.
BKH përbëhet nga një drejtor dhe nga një ekip drejtuesish që duhet të mbushin standarde të forta të ngjashme me ato të FBI. Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK dhe Prokurorët e Posaçëm do të zgjedhin bashkarisht Drejtorin e BKH, ky drejtor do të drejtojë ekipet e hetuesve. Pasi të jenë përzgjedhur, atyre do t’u monitorohen llogarite bankare dhe telefonat, në mënyrë që të kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.
Pse është i rëndësishëm?
Në të kaluarën cilido me para apo pushtet mund të ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tyre. Tani Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë. Me tu ngritur SPAK dhe BKH do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe prokurorët e posaçëm mund t’i çojnë këto çështje të rëndësishme në gjykatë. Zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin.

Ky sistem duhet te ishte instaluar qe ne 1990 ! Deri tani keto 30 vjet ky regjim i demokracise se Lala Gjonit i ka kushtuar shqiptareve shume viktima per shkak te manaxhimit shume te keq te vendit nga kjo kast politike injorante dhe hajdute !
Demokracia e vertete do te filloi pas aplikimit te ri te sistemit te drejtesise hallka me e kalbur e Shtetit shqiptar !
Kjo demokraci do te konsolidoj do te forcoj me shume Integritetin e Shqiperise brenda vendit dhe jashte saj !
Do ta bej Shqiperine dhe shqiptaret me me shume dinjitet !
Deri tani Shqiperia ka qene ne rrezik prej krimit te lidhur me Politiken !
Daj Sami eshte duke u kujdesur per Shqiperine me interesat e vet dhe te shqiptareve ~!
Vet shqiptaret deshtuan per te ber 3 gjera kryesore :
1- Shtet demokratik,
2-ekonomi kapitaliste me rregulla dhe ligje !
3- Drejtesi dhe pushtet Gjyqsor te barabarte para ligjit !
hahahahahahahahahahah
mbështetja e radhës për dobiçin e tironës!!
“FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara”,”
me sa kam parasysh fbi nuk është gjë tjetër veçse një polici që heton për krime federale,jo patjetër “të nivelit të lartë”!krimi duhet të ti të prekë ligjet federale!
ajo nuk gjiykon për krime,sado të larta,që prekin një shtet të vetëm!!
në shqipëri duke qënë se nuk kemi federatë,atëherë nuk mund ta krahasojmë me shba!!
BKH mund të ndërtohet për të gjykuar krimet e nivelit të lartë dhe të jetë e ngjashme me fbi-në,por vetëm me moton e tyre “besnikri,guxim, moral”!!!
Ti e dike mire c’eshte FBI, po shko pyet njehere ata qe i kane shpetuar pastaj llafos
pra paska që kanë shpëtuar??
Sa ngjan ky vend me Ameriken ngjan edhe BKH me FBI.Boll se na hapet barkun.Tev fala Spartak Ngjeles karagjozit.
O AMBASADA E SHBA-së në Tiranë ,boll,boll ,lereni filmat vizatimor ,por hidhuni në veprim ,tani është koha..!
Faleminderit për shfaqjen rutinë, nuk kemi nevojë për film vizatimor me kukulla ,kukullat me dyfytyra na lodhën ka 30 vjet ,por TANI ËSHTË KOHA !.. -Nga propoganda në TV ,kaloni në ralitet zatimin e skemën funksionimin e byros hetimit si FBI në SHBA ,dhe pa vonesë arrestimin e peshqëve të mëdhej që kan vjedhë e vra shqiptarët si -Sali Ram Berisha ,L.Basha ,Ilir Meta,F.Mediu stj….
Nuk jane filma vizatimore,eshte realitet qe do vihet ne zbatim,do ta shikosh si do kapet lepuri me qerre,rrethi po ngushtohet,eshte ceshtje kohe, Amerika nuk eshte as Sali Berisha as Ilir Meta as Edi Rama,Ato qe thote ato do behen e ka marre fund.
Jepini gaz ,jemi shume te vonuar ne si shqiptare . Me nje sistem te drejte ne drejtesi dhe te pa politizuar ,me ne fund ne populli i mjere i neperkembur, do ta provojme per here te pare dinjitetin ,ta shohim e ta prekim kete dnjitet ,marre me dhune me brutale qe nga 1945 e deri me sot .Dhe per kete dinjitet e kemi shume te domosdoshme ..Te shpresojme ,dhe po ja arritem tna dhuroni ,ipni dinjitet ,do jemi ne si popull per jete te jeteve mirenjohes ndaj jush , dhe pastaj , Zoti ta bekoje Ameriken dhe popullln Amerikan .
adih
ke një eufori dhe një shpresë të verbër që të qorron në shikimin real të ngjarjeve!!
këto që thua ti janë ëndërrat e të gjithë njerzimit,por deri më sot janë vetëm ëndërra,me përjashtime tmerrësisht të vogla në morinë miliardëshe!!
ti shpreson që ëndërrën të ta bëjë realitet dikush tjetër,sepse vetë nuk ke takat,sepse ne vetë asqë e lodhim bythën,sepse ne vetë jemi kundërr ëndërrës!!
” Zoti ta bekoje Ameriken dhe popullln Amerikan “thua ti!
kurse unë them bekoftë gjithçka,njerëz kafshë e gjithë këtë gjithësi,POR a thu se shkohet me bekimet e ZOTIT?
a thu se zoti ka bërë ndonjë gjë deri më sot??a thu se amerika,që ti në mëndjen tënde e ke vendosur në vëndin e zotit,pra e fetishizon sikur të kishte shkopin magjik a frymën e shënjt,i ka zgjidhur problemet e veta të brëndëshme dhe i ke mbetur vetëm ti??
a thu se amerika me një ndershmëri të jashtëzakonshme brënda përbrënda federatës së saj,do të fillojë të vendosë ndershmërinë në botë duke filluar nga shqipëria??
adih,dhe tak ngjela(këtë e njoh nga pordhsiatjet e tij në tv,ty vetëm nga këto pak shkrime që bën)nuk ka qënë amerika ajo që ka vendosur drejtësinë në vëndet skandinave!ky si shëmbulli thjeshtë dhe i kapshëm.
amerika nuk ka vendosur drejtësinë,10% të asaj që ëndërron ti në federatën e saj,amerika nuk ishte në gjëndje të detyronte një kandidat për president,sot një president që të bëjë publike të ardhurat e tij personale!amerika ka filluar një hetim që ka 3 vjet që nuk ka nxjerrë asgjë për të parin e shtetit të saj dhe ardhjen e tij në pushtet me dyshimin se është ndihmuar nga një shtet kundërshatr i saj!!
o adih mos jeto në ëndërra!!jeto me realitetin!dhe realiteti jemi ne!!nuk është as amerika e as BE,aq më pak sulltan erdogani a car putana!!shqipëria bëhet në shqipëri nga shqiptarët dhe jo në botë nga ata që asqë e dinë ku është shqipëria!!
të tërë këta filmat vizatimor “uolt diznei”, i fillimeve të tij,të lënë shijen e mbështetjes për satrapin e radhës!!
amerika ka qënë kundër atyre që kanë qënë kundër saj dhe jo kundër padrejtësisë!!historia botrore e ka treguar një gjë të tillë,por më e prekshme është historia shqiptare!!në këta 30 vitet e fundit amrika ka qënë kundër satrapëve tanë vetëm atëherë kur ata kanë filluar të ngrënë hundën kundër saj!!herët e tjera i ka mbështetur dhe kur ata na kanë vrarë!!i ka quajtur burra shteti o yje në ngjitje!!të quash sali berishën burr shteti!?të quash palluqe bashën yll në ngjitje?!
do të thotë:
-o je leshko
-o nuk të plas për asgjë vetëm se për interesin tënd
e mua më duket se kjo e fundit është shumë më e mundëshme!!dhe në rastin e dobiçit të tironës po ndodh e njëjta gjë!po mbështet njeriu i gabuar për shqiptarët dhe njeriu i duhur për amerikën!!
ky i ka të gjitha vetitë që ka një sundimtar vaj për të huajin dhe uthull për nënshtetasit e tij!!
adih vazhdo e mendo pozitiv,vazhdo e ëndërro,unë nuk mundem të pranoj rrërën në sy!!më dhem,adih!!
nuk i kam sytë prej xhami!!
Nga viti 1991 a 1992 kur u ri-hap kjo Ambasada e SHBA ne Tirane ka patur gjithmone Ambasador brenda. Po behen kohe qe tani ambasada amerikane ne Tirane nuk ka Ambasador. Kaq i pazevendesueshem te jete ai vocrraku Lu qe u degdis andej nga Kirkizia xhanem? Apo mungesa e ambasadorit ka kuptim tjeter?
Sikur gazeta te mund ta sqaronte kete situate si perkthehet ne gjuhen politike…se kjo zor se perkthehet me mbeshtetje amerikane per “Shqiperine qe duam”