Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Të gjithë tashmë e dimë cili është monstra që shkatërroi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe këtë e tregoi 23 Qershori, por ata që ne vrapuam të na përfaqësojnë për të na çliruar nga kjo mortje e për të vënë në vend nderin e dhimbjen tonë, “nuk e dinë”! “Nuk e di” Prokuroria, “nuk e di” Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit e “nuk e di” drejtësia! Tërë këta pra, që ne menduam se do na lehtësonin këtë dhimbje, janë e njëjta medalje që zhgënjimi na e shtoi dhimbjen, që paburrëria, na ka lënë pa mend e s’po u besojmë syve! Nuk di nëse do ketë burrë Shqipëria të fshijë këtë llum që mbushi vendin më keq se Vjosa e “zemëruar”. Shumë herë janë thënë e tashmë bëmat e tij janë bërë si një “poezi”, që mbetet në kujtesën tonë që në hapat e para të mësimit. Është bërë “himni” i shkatërrimit shqiptar që “llahinkat” do e këndojnë mbi varret tona, që brezat të na e kujtojnë me turp heshtjen e nënshtrimin tonë!
