Senati Amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri. Bazuar ne burime diplomatike, tch shkruan se e nominuara Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019.
Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë.
Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.
Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut.
Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu.
o.j/dita

Dale nga dale po i vjen turqise verdalle !
E nominuara ?!
Ah u ” vetehedhshi” nga ballkoni o gazetare analfabete !
Mbi nje vit Amerika pa ambasador dhe ja, po testoka aziatikun e rradhes per ne Tirane. Shenje kjo e interesit apo e neglizhences amerikane, sejcili ta gjykoje sipas oreksit.
Fshati qe duket, thote populli, nuk do kallauz!
E nominuara eshte nje fjale qe ka sikurse dhe plot te tjera , prejardhje nga gjuha e re greke [ nei eliniki gllosa] , te me falni nese bej gabim gramatikor , qe do te thote “e ligjeruara , pra e miratuar ne menyre ligjore …Gazetar , ke te drejte , pasi “neologjizmat” nuk kane vetem prejardhje amerikane ..Sqarim pa “pagese” , “hosteni “, te me falesh , nuk e kam me ju ..!
Nominate (Anglisht) e ka origjinen nga latinishtja (Nomen) qe do te thote Emer. Pra ne shqip perkthehet emeroj (nominate) ose e emeruara (nominated). Nuk do te thote e ligjeruar aspak, thjesht e emeruar. Po keta gazetaret e sotshem aq e dine shqipen, dhe cdo fjale te huaj e perdorin kallep sic ju vjen.
Rendesi nuk ka kush vjen amb . Por rendesi ka cfar planesh ka DASH mbi shqiperine .Te shohim .Ne i kemi syte dhe veshet nga Amerika .Banda komuniste ka mberthyer cdo gje
Fjala “e nominuar” nuk eshte me prejardhje greke. Ajo vjen nga folja latine “nominare”, qe fjale-per-fjale do te thote e emeruar, por ne shqip do te perkthehej “e propozuar”, sepse e emeruar quhet pasi te miratohet nga Senati i SHBA.
Ja dhe prejardhja e kesaj fjale nga Etimology Online:
nominate (v.)
1540s, “to call or mention by name” (common in 17c., but now rare or obsolete), a back-formation from nomination or else from Latin nominatus, past participle of nominare “to name, call by name, give a name to,” also “name for office,” from nomen “name” (from PIE root *no-men- “name”).
Fjala “e nominuar” nuk eshte me prejardhje greke. Ajo vjen nga folja latine “nominare”, qe fjale-per-fjale do te thote e emeruar, por ne shqip do te perkthehej “e propozuar”, sepse e emeruar quhet pasi te miratohet nga Senati i SHBAve.
Ja dhe prejardhja e kesaj fjale nga Etimology Online:
nominate (v.)
1540s, “to call or mention by name” (common in 17c., but now rare or obsolete), a back-formation from nomination or else from Latin nominatus, past participle of nominare “to name, call by name, give a name to,” also “name for office,” from nomen “name” (from PIE root *no-men- “name”).
Mos shifni racen,mos u beni injorante,ajo eshte politikane me pervoja ka pasur poste te rendesishme…vjen ne Shqiperi te zbatoje politiken e shtetit te vet…jo te beje politiken shqiptare…fakti qe Amerika i ka besuar dhe e ka provuar ne pozicjone te ndryshme tregon qe ka aftesite qe kerkohen…le te shofim…