U mendua se do shitej rreth 100 milionë dollarë, por Salvator Mundi e Leonardo Da Vincit ka thyer çdo parashikim.
Vepra ka kapur shifrën e 450 millionë dollarëve (rreth 342 millionë euro) në ankandin e Christie.
Ankandi u hap në shifrën 100 milionë dollarë.
Brenda 19 minutash çmimi shkoi në 300 milionë.
Salla u ngrit në këmbë dhe duartrokiti kur oferta shkoi në 450 milionë.
Vepra 66 cm e gjatë e realizuar rreth 1500-s bëhet kështu piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.
b.m / dita
