Producenti i famshëm turk Mustafa Çorbaxhi deklaroi të mërkurën se u detyrua të anullojë krejt filmin e ri me buxhet 18 milionë dollarë, ku luante me një rol kryesor edhe aktori i njohur shqiptar Xhelilaj, mësojnë Gojët e Liga.
Arsyeja është sa e pazakontë, aq edhe e pafalshme për profesionalizmin e stafit të xhirimit. Gjatë montazhit dhe procesit të post-produksionit, u zbulua se protagonisti Xhelilaj kishte një copë spinaqi në dhëmbë gjatë pothuajse gjithë xhirimeve katër mujore të filmit.
“Është gjynah, sepse loja e Xhelilajt ishte mbresëlënëse”, tha producenti Çorbaxhi, duke shpjeguar se spinaqi ishte evident sa herë aktori hapte gojën. Me keqardhje, ai bëri me dije se përpjekjet e panumërta të stafit të post-produksionit nuk gjetën dot një zgjidhje.
Krejt ndryshe ka ndodhur dy vjet më parë, siç mund t’ju kujtohet, me filmin e bashkëprodhuar belgo-luksemburgas ku shfaqej aktori tjetër i njohur shqiptar, Blerim Destani.
Ky i fundit shfaqej vazhdimisht me xaxiq në buzën e sipërme, por problemi u zgjidh duke shtuar në mënyrë dixhitale një sufllaqe në dorën e tij, në çdo skenë ku shfaqej Destani.
***
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet e mësipërme mund të kenë ndodhur, ose jo.

????,humor pa lidhje.
Po turk te mire e mute te mire nūk gjinden ne gjith boten.
PUNE TURQISH HESAPI.