E pabesueshme! Prifti zgjohet nga koma… në besimtar islam

Elton Tafaruci

At Edoardo, një prift 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Po ashtu është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë.

Ai kishte përjetuar atak në zemër dhe më shumë rrinte në shtëpi, por kjo nuk e pengoi t’u ndihmonte vullnetarëve për ta riparuar çatinë e kishës ku shërbente. Duke punuar ra nga lartësia.

Megjithëse 87 vjeç, arriti të dalë nga koma.

“Ky ndoshta është plaku më i fortë që kam parë ndonjë herë. Siç ka rënë, duhej t’i ishin thyer eshtrat në copa” – thotë Xhim Von Mej, fizeoterapeuti që është përkujdesur për shëndetin e tij në Qendrën Mjekësore në Jug të Xhakartës, raporton Telegrafi.

Por ajo që shkaktoi më shumë habi se rikuperimi fizik, ishte ajo që deklaroi pas daljes nga koma.

Ai thotë se megjithëse nuk ka ditur asgjë për Islamin dhe nuk e ka lexuar kurrë Kuranin, zoti i ka kërkuar “të ndjekë Allahun”.

Megjithëse ende nën përkujdesje shëndetësore, ai ka urdhëruar ndjekësit e tij të përfshihen në ndërtimin e një xhamie.

Konvertimi i priftit ka shkaktuar befasi, por banorët e besojnë atë.

“Ne i detyrohemi atit tonë Eduardo për gjithë atë që ai ka bërë për ne”,- thotë njëri nga ndjekësit e priftit, për Kalimantan Press.

 

Share This Article
8 Comments
  • me vrap Rame fute ne ore mesimi se ngjarje e madhe dhe rinia duhet te edukohet!!!! E cna gjeti me ca!!! Mos i ka fol edhe te gjatit ndonje naten!!!

  • Te konvertohehet nji prifte ne fen Islame asht gjeja me elementare dhe shume e thjeshte pa ngarkese.Nuk don shme mend,shkollim dhe filozofi teologjike.Mjafton 4 klase shkolle dhe bahesh Islam.veshtiresia ma e madhe asht te dishe te lidhish callmen maje kokes.Ne cfrytezimin e keti konvertimi Casius Clei per 2 jave u kthye ne Islam.
    Te konvertohesh nga hoxhe ne besimin katolik te duhet shkollim teologjik te pakten jo ma pak se 13-14 vjet.
    Per ma tutje dini vete.Kaq kisha.

  • Hahahahaaaaa.
    Tkfgs mos bjerw ne koma papa se do na bec gjemen.
    Hahahahaaaa. Inshalla nuk bjen ne koma janullatosi.

  • Tkfgos kur ishte i vogel e kishte emrin kasem. Nje dite i derdhi kafen gjyshit hasan zike kamberit. Gjyshi u nxeh dhe i gjuajti me cibuk ne koke. Gjithe naten tkfgos pa ndjenja.
    Kur u cua ne mengjes thoshte e kam emein kosta. U habit gjithe jugu. Prandaj duhet besuar kjo historia.

  • Keta qe bien ne koma dhe zgjohen, populli i quan “Te pritur ne koke”, ose nga nje here dhe “Te rene nga minderi”.

  • Une komentin e kam per keta injorantet e shkolluar qe kane komentuar me siper se te besosh ne ZOT nuk u duket normale..po cfare ju duket normale ju, te ndiqni deshirat dhe epshet tuaja, po kete gje as kafshet nuk e bejne se edhe ato kane rregulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *