Zgjedhjet për president të Federatës së Skive kanë dështuar pë të disatën herë.
Pesë shoqata, pjesë të Federatës së Skive dhe kandidati për president Luan Basha u tërhoqën nga procesi, duke e konsideruar këtë proces të jashtëligjshëm dhe të parregullt.
Disa muaj më parë Këshilli i Arbitrazhit Sportiv i mbledhur me kërkesë të Kandidatit për President, Luan Basha me Vendimin Nr. 3 datë 22.09.2017, vendosi: Detyrimin e Federatës Shqiptare të Skive të zhvillojë zgjedhje të reja për Presidentin e saj – raporton Tema Tv.
Në kundërshtim me rregullat statutore dhe urdhërimet e Këshillit të Arbitrazhit u përjashtuan nga votimi 4 shoqata me të drejtë vote.
Sipas përfaqësuesve të shoqatave dhe avokates Daka, procesi i zgjedhjes së presidentit të Federatës Shqiptare të Skive do të vijojë në një moment tjetër, konform rregullave statutore përkatëse.
b.m. / dita
