Duket një histori e çuditshme por është konfirmuar zyrtarisht si e vërtetë.
Udhëheqësi sovjetik Josif Stalin kishte urdhëruar vrasjen e Xhon Uejnit, një nga aktorët amerikanë më të famshëm të filmave me kauboj.
Arsyeja lidhej me qëndrimet publike të Uejn dhe komenteve të tij të forta kundër komunizmit.
Në fakt, nëse vrasja do të ishte kryer, Bashkimi Sovjetik do t’i kishte shkaktuar SHBA-së një goditje shumë të fortë simbolike.
SHBA-ja ishte fuqia më e madhe propagandistike në atë kohë dhe kinemaja rezultoi një mekanizëm mjaft efektiv.
Hitleri e kishte përdorur dendur. Musolinit i dha shumë ide.

Edhe Stalini ishte një dashnor i madh i kinemasë.
Ai madje kishte sallë kinemaje private në rezidencat e tij të ndryshme, në të cilat qante shpesh, duke parë filmat e prodhuar në BRSS dhe në të gjithë botën.
Stalini ishte filtri i fundit i censurës, që vendoste nëse një film mund të shfaqej apo jo në Bashkimin Sovjetik.
Interesant është fakti, që pavarësisht se Stalini e urrente SHBA-në dhe sistemin kapitalist, thuhet se ai ishte një fans i madh i filmave perëndimorë.
FBI e zbuloi në kohë komplotin kundër aktorit, dhe e parandaloi vrasjen e tij.
Agjentët e KGB-së u kapën. Ata ishin aq të frikësuar të ktheheshin në Rusi, dhe t’i thoshin Stalinit se kishin dështuar në misionin e tyre, sa që ranë dakord të punonin si agjentë të dyfishtë për amerikanët.
Dhe Stalini nuk ishte i vetmi.
Uejn ishte shënjestër e një tjetër tentative vrasjeje në Meksikë, ndërsa po xhironte filmin e tij të famshëm “Hondo” në vitin 1953.
Një tjetër përpjekje u bë kundër tij në vitin 1966, kur ishte duke vizituar trupat amerikane në Vietnam.

Sipas biografit të tij Majkëll Mun, ishte parashikuar të qëllohej nga një snajper, por ai u kap përpara se të qëllonte mbi aktorin.
Snajperisti deklaroi se ishte dërguar nga Mao Ce Duni, udhëheqësi komunist i Kinës.
Për një farë kohe, historia e këtyre atentateve të dështuara ndaj Uejn nuk besohej, dhe cilësohej si një nga sajesat e Luftës së Ftohtë, ose si diçka e shpikur nga agjentët rusë për të përhapur frikë.
Megjithatë, kur Uejn u takua me pasuesin e Stalinit, Nikita Hrushovin, dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë që koka e tij kishte një çmim në Bashkimin Sovjetik, kreu i Bashkimit Sovjetik tha se ai ishte një “vendim i Stalinit në vitet e tij të fundit e të çmendura në pushtet”, dhe se ai vetë e kishte anuluar urdhrin.
n.s. / dita – Marrë me shkurtime nga “Cultura Colectiva”
Rrofte Hrushovi!
Poshtë Hrushovi !
sikur ta kishte hequr qafe kaubojsin do kishim shpetuar nga ato filmat e tij te shplare…
Te gjitha jane sajesa te propagandes se poshter dhe genjeshtare te sotme.
Ne nje artikull perendimor te para disa viteve kam pase lexuar se Stalini ishte fans i Xhon Uejnit dhe i pelqente shume filmat e tij me kauboj.
pashe nje enderr.sikur lenini u zgjua atje ne mouzole ne moske,u ngrit dhe vinte verdalle.thirri xherxhinskin dhe i komunikoi urdherin:”-te angazhohet kgb per te vrare arnold shvarcenegerin sepse i nxiu faqen rusise se sotme. cfare humbje e madhe do te ishte per boten.keshtu luftohet kapitalizmi dhe shtetet e bashkuara te europes”dhe urdheri u zbatua,por fbi,eh fbi,gjithenje pengese.ketu me doli gjumi.
Kapitalizmi eshte nje gjarper i pangopur qe ha te dobetit dhe budallenjt.
Pse jeni kaq budallenje?Kerkoni qe te besoje Hrushovin ?
Pasojat e veprimtarise se poshtersise se tije vuajne sote Russia dhe Ukraina.
Që kur ra ne 1989 muri i Berlinit (gjasme u rrezua komunizmi) dhe deri tani kam ndegjuar lloj lloj propogande “antikamaniste” dhe ka propogande qe dhe hahet nje cikë por kjo me kete qaf-derrin Xhon eshte e denje per nje liber te tipit “Aventurat e Baronit Mynhausen”.
.
Ne pergjithesi ka dy kategori “antikamanistash”..ka nga ato qe jane te ekulibruar dhe nuk humbin aresyen kur mallkojne komunizmin..por ka nga ata qe e vuajne si semundje mentale ku do permendja ca iniciale per kortezi..J.M…J.T…W.R…E.B..
Nuk eshte keq te hapet ndonje pavion ne spitalet psiqiatrike per antikomuniste qe arrije ne kanibalizem si ky nastradini..demoja..infoleshi..markaruku..etj
Me gjithe mend kujtoni ju se e rruanin Stalini dhe Mao per kete aktorin?
uahahahahhahahahahahaa
po Hitua mo ,
qe kishte inat Greta Garbon
po pastaj babsulltani qi kishte marak jarakun
hahahahhaha