E padit klienti, avokat Spartak Ngjela rrezikon licencën

anazapta

Spartak Ngjela rrezikon të mbesë pa statusin e avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka nisur procedimin displinor për avokat Ngjelen, pasi nuk ka plotësuar marrëveshjen e firmosur me klientin e tij, Josif Niçka.

Sipas kësaj marrëveshje, Ngjela zotohej se do të zgjidhte një çështje gjyqësore në Dhomën e Këshillimit të gjykatës së Lartë, në favor të këtij shtetasi. Madje për këtë ka edhe një mandat pagese i datës 15 shkurt 2012,ku Josif Niçka ka kryer një parapagim prej 200 mijë lekësh të reja,ndërsa 100 mijë të tjera do ti paguante kur të mbaronte gjyqi.

Por ajo çka e bën me interesante këtë histori është se në Dhomën e Këshillimit të gjykatës së Lartë nuk ka palë, pasi trupa vendos në bazë të shqyrtimit të dosjes së dorëzuar për rekurs. Vendimi i Dhomës së Këshillimit i përbërë nga 5 gjyqtarë nuk ka qënë në favor klientit.

Pas kësaj klineti i është drejtuar me një ankimim Dhomës së Avokatisë ku kërkon kthimin e dokumentacionit dhe kthimin e shumës prej 2 milion lekësh të vjetra. Për këtë ankimim është njoftuar edhe avokat Ngjela, ku i kërkohen shpjegime me shkrim përprara komisionerit, lidhur me këtë ankimim.

Madje mes komisionerit dhe studios së Ngjelës ka patur edhe një komunikim elektronik, ku i është bërë e ditur ankesa. Ndërsa i është kthyer përgjigje se pretendim është i pabazë dhe për këtë ka një vendim të gjykatës së Tiranës, i cili ka rrezuar kërkesën e Josif Niçka.

Për më tepër ai nuk është paraqitur vetë për të tërhequr dokumetacionin, i cili ndodhet në arkiven e zyrës. Avokat Ngjela është njoftuar dhe pritet të dalë para komisionerit dhe më pas pritet një vendim nga komisioni për heqjen e licenses, apo do të kemi një dënim me të lehtë. / ORA NEWS

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *