Pamjet e kombëtares franceze të futbollit duke festuar Kupën e Botës kanë bërë xhiron e botës, por në momentin e festimit është filmuar edhe një episod aspak i këndshëm.
Nëpër rrjete sociale qarkullojnë disa imazhe ku shihet një femër, e cila merr një medalje kampioni dhe e fut në xhepin e saj.
Ajo mendohet të ketë qenë një nga personat që kishte për detyrë t’i jepte medaljet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të FIFA-s, Gianni Infantinos.
Pas dorëzimit të këtyre medaljeve, figurat e sipërpërmendura do ua varnin në qafë futbollistëve, për t’i vlerësuar këto të fundit për lojën e bërë në finalen e “Rusi 2018”.
s.a/dita
