E paparë gjëkund! Presidenti përçan popullin!

Ornela

Luli-Presidentin,
e ka nxjerrë zbuluar,
kur dje-çdo strukture,
i është drejtuar!

Që të marrin masa,
për datën Dy Mars,
“mënjanimi” i tij,
paska qenë një farsë!

Luli në tubim,
do sjelli gjithë çetën,
veç për Kushtetutën,
jo për Ilir Metën!

Po për Kushtetutën,
s’dihet e vërteta,
janë shumë që mendojnë,
se e ka shkelur Meta!

Për këtë Kuvendi,
po bën një hetim,
ndaj një lloj presioni,
është ky tubim!

Edhe pse Venecia,
e ka përkëdhelur,
prapë se prapë ka thënë,
se Ligjin ka shkelur!

Për peshën e shkeljes,
Kuvendi gjykon,
ai e ka vënë,
ai e shkarkon!

Popullin kam thirrur,
gjëmon shoku Like,
por dje hynë në skenë,
partitë politike!

Në tubim të Metës,
do jetë atë ditë,
vetëm edhe vetëm,
zonja opozitë!

Dhe pse me të mirë,
i merr shoku Metë,
asnjë socialist,
aty s’do të ketë!

Asnjë socialist,
s’mund të ketë kjo ngjarje,
gjersa Basha bëri,
thirrje për pjesëmarrje!

Kur në shesh do jenë,
PD-ë LSI,
votuesit e Ramës,
s’mund të jenë aty!

Ata mund të ishin,
pranë shokut Like,
nëse s’do tubonin,
partitë politike!.

Se këtu gjithmonë,
frontet politikë,
edhe tani janë,
si të ndarë me thikë!

Popullin aspak,
Meta s’ka bashkuar,
se më shumë se gjysma,
është përjashtuar!

Simbol uniteti,
ky do qe për besë,
po ja që Sovranin,
e ndau në pjesë!

Meqë opozita,
protesta s’bën vetë,
flamurin e mori,
Presidenti Metë!

Meqë opozitën,
ka për të drejtuar,
një tjetër arsye,
është për t’u shkarkuar!

Këto marifete,
po i bën më kot,
tubime e gjyqe,
s’e shpëtojnë dot!

Me kohë Presidenti,
e ka mbushur kupën,
sepse e ka shkelur,
pa fund Kushtetutën!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Populli or ti Duke eshte me shume se i percare,
    nga Varferia e mbjelle nga ai Rama i yti gomar,
    qe ka 7 vite vetem Varferi Popullit i ka dhuruar,
    ahere c’percarje me shume kerkon or i lenduar?
    per c’fare duhet pra ky Popull te merakoset sot?
    qe mos iken Rama ky simbol deshtimi ore Rrot?
    me Varferi ngado sot Shqiperia eshte e percar,
    dil e plasi syte neper Popull or i Rames hajdar!

    • O i shkreti ti. U grrive duke krerë vjersha vetem që të kundershtosh Duken, që nuk të ka fare nê refené. Po çfare varferie ka mbjellur Rama mor i marre?! Se ka ndaluar kultivimin e hashashit në Lazarat dhe mbare Shqiperinë?! Mos eshte Rama valle qe e plandosi per toke Shqiperine në vitin e mprapshte 1997?! Mos i shkaterroi ai uzinat, fabrikat,kombinatet, hekurudhat dhe brezaret dhe fermat bujqesore me tê cilat mbahej dhe ushqehej një popull i tere?! Ju maloket, qe e rikthyet Shqiperine 50 vjet prapa, akuzoni sot Ramen se paska varferi vendi! Por “populli” i vertete e di se kush jeni ju. Prandaj as per 100 vjet nuk do të rivini më në pushtet. Krrej vjersha ti sa të duash.

  • Te them te drejten do me pelqente nje marreveshje qeverisese Rilindje-PD ne 2021,sa per te mbajtur edhe 4 vjet te tjera ne opozite LSI.
    .Si parti PARAZITARE,kjo parti nuk do te mbijetonte pa pushtet edhe 4 vjet te tjera.Do pesonte si Parti e Nard Ndokes.

  • Ka rënë një sistem i cili krijoi pasuri të çimentuara me gjak,të cilat u vodhën nën drejtimin e langove të atij sistemi dhe sot ai sistem kriminal i ndërmjetëm i kërkon llogari për krimet e veta sistemit pasardhës.Abuzimi bëhet,sepse ka varfëri në analizë dhe analista..po krijohet një popull ushtar në kuadratet e partive..po humb realiteti për interes dhe të humbur dihet kush janë.

  • populli nuk do as ramen as meten dhe as Bashen se prej te treve i ka ardhur ne maje te hundes. Po popullin e shkrete nuk e pyet askush se te tre keto kapo te kthyer ne kryehajdute te kombit bashkepunojne e tallen me popullin ne emer te demokracise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *