E PAPRITUR / Shqiptarët kundër Botërorit. Apeli: Duam të shohim telenovelat

redaktor

TIRANË – Siç bëhet e ditur nga burime antisportive për Gojët e Liga, javën e kaluar populli i Republikës së Shqipërisë ka firmosur një kërkesë formale ku kërkohet leje për të mos parë më ndeshjet e Botërorit të Futbollit Rusi 2018.

Arsyetimi është logjik: Overdoza e futbollit të ndjekur rregullisht gjatë gjithë vitit. Ja çfarë thotë një pjesë e apelit:

Ne kemi parë rregullisht çdo ndeshje futbolli gjatë gjithë vitit, duke nisur nga Serie A, Bundesliga, Premier Liga, kampionati spanjoll, ai francez dhe më kryesori, kampionati gjeorgjian. Nuk lamë takim Champions Lige dhe Europa Lige pa ndjekur. Të mendosh që na mori koka erë dhe në momentet tona të dobësisë, kemi parë edhe ndeshje si Memaliaj-Ballshi apo Kopliku1 kundër Kopliku2. E pranojmë se jemi kënaqur e shqepur së pari fotboll, dhe fajin e kemi vetë. Por tani u drejtohemi të gjithë palëve të interesuara: Nuk duam të shohim më fotboll”, thotë mes të tjerash apeli i firmosur nga 2.9 milionë vetë, që përfundon me: “Ju lutemi, a mund ta ndërrojmë kanalin tani?”.

Letra i drejtohet me një rend të çuditshëm adresimesh, Presidentit, Ministrisë së Mbrojtjes, Thoma Gëllçit, PD-së, Komisionerit Hahn, Tim Idrizit, kryebashkiakut të Izmirit dhe Tur Zhejit.

Nënshkruesit janë në pritje të një vendimi zyrtar nga cilido autoritet vendimmarrës, që mund t’i lejojë ata të ndjekin seritë e lavdishme të telenovelave turke “Këllëç ve Biçak”, “Xhelep hiç”, “Zabërhan hesap”, “Ah, hajvan hajvan!”, ato braziliane e meksikane si “Zhuninjo”, “Amor e dolor”, “Amor e intrigas” apo “Baila comigo” dhe serialit të njohur grek “Pou eisai re pusti”.   

Shënim: Gojët e Liga mbeten një rubrikë satirike tejet sportive, megjithatë…

Share This Article
3 Comments
  • Jo vetem qe doni te shihni telenovelat por edhe te paguani sa me shume Sandrin me Vjollcen qe te rrisin cilesine e transmetimeve, apo jo shoke te Dites? Kjo eshte reforma e rilindjes se televizione!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *