Shteti serbi është një ndër vendet e Ballkanit që është para, përsa i përket procesit të vaksinimit.
Në lidhje me vaksinimin masiv, kryeministrja Ana Bërnabic njoftoi nga qyteti i Ub se nga e marta nis vaksinimi masiv i popullsisë dhe në këtë fazë parashikohet të vaksinohen mësuesit, ushtarakë, policia dhe gazetarët.
Serbia ka aktivizuar një portal online ku qytetarët mund të regjistrohen dhe të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen. Disa ditë më parë, presidenti Vuçiç priti në aeroportin e Beogradit ngarkesën me 1 milionë doza vaksinë nga Kina.
“Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëzit që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë dhe më shpejt në mënyrë që ta kryejmë këtë proces në mënyrë efikase dhe t’i kthehemi jetës normale”, tha kryeministrja Bërnabic.
h.b/dita

1 mln nga kina e 0.5 mln nga rusia!
një veprim mi drejtë,pavarsisht se 1 mln i kinës me një mbrojtje më pak se 60% i ul efektin në total!
por të paktën po bëjnë diçka!!
sa për tre vaksinat euroamerikane!?
duam sduam, si fillim, ka rradhë, e ballkani është diku nga fundi i mesit të radhës,pavarsisht se OBSH përpiqet që të bëjë një ndarje proporcionale për gjithë botën,sepse në fillim janë ata që kanë paratë!
akoma fabrikat nuk po prodhojnë aq sa duhen për të filluar,përfytyroni për vaksinim total!!